Vargjet e Arben Dukës!

anazapta

Rrënimi i PD vazhdon

Në të dy Komunat,
që votuan dje,
tek të dyja Sala,
humbi një me tre!

Ndonjë gjë të madhe,
në kandar kjo s’shton,
thjesht Rrënim i Madh,
në PD vazhdon.

Ndaj dhe i kam thënë,
Lulkës dhe Doktorit,
do të jetë e gjatë,
gjëma e Qershorit.

Janë veç dy Komuna,
por shumë qartë shihet,
E MAJTË E BASHKUAR,
këtu më nuk thyhet.

Do të jetë e qartë,
rruga që ka nisur,
a e shikon Sala,
sa keq është gremisur?!

Rezultat’i thellë,
në Shkodër ka ngjarë,
ndaj dhe mund ta quajmë,
krejt spektakolar!

Goditja e madhe,
në Qershor ka ngjarë,
dhe për herë të dytë,
vulë të fortë ka marrë!

Edhe më skeptiku,
them-tani u bind,
PD-ja do zbresë,
në njëzetë përqind.

S’ka fituar kurrë,
po s’na i ka hedhur,
kemi thënë parreshtur:
“O SALI KE VJEDHUR!.”

Ndofta dy komuna,
mund të duken pak,
po si ca e madhe,
është kjo shuplakë!

Është shuplakë e fortë,
për Lulash mavrinë,
vërteton fitoren,
dhe vazhdimësinë.

Na duhej vërtetë,
“Dardhas” e “Rrethinat”,
shuplakë për Ritvanët,
dhe për Jozefinat!

Lulka s’e kupton,
ç’hata i ka ndodhur,
e hipi Saliu,
mbi një kalë të ngordhur.

Ndaj duket Lulashi,
kaq interesant,
porsi Don Kishoti,
përmbi Rosinant!

Dhe nga një gërdallë,
s’e merr dot suportin,
pika që s’të bie,
kur bën dhe të fortin.

Share This Article
17 Comments
  • Z. Arben, pse ja deformon emrin Lulzimit? Ai nuk e ka Lulash. Une besoj se e kuptoj. Sipas mendimit tim, kjo nuk t’i rrit vlerat ty si krijues, perkundrazi te nxjerr ne pah paragjykimet. Sa per zhgjedhjet ne dy komuna, uroj fituesit edhe si persona edhe si subjekte politike, pra PS dhe LSI, uroj qe fituesit te jene me te mire se para ardhesit dhe konkuruesit e tjere ne keto zgjedhje.

  • Po per cfare paragjykimesh flisni juve moj zonje Se kuptoni akoma se cfare kane bere me kete popull dhe si jane tellur gjate ketyre 8 vjeteve Ke po mbroni se kupton qe edhe Lulash e ka shume ky kriminel dhe hajdut Njerezit skane buke ne shtepi kurse ky Lyrashi blenhotele dhe vila luksoze Nuk do ti gezojne se po ju vjen ora Kur nuk te pelqen Arbeni te lutem mos e merr guximin as ta lexosh se ai shkruan per popullin e thjeshte dhe fukara jo per juve qe sdini se challe kane njerezit

  • mete vertet gjithmon na i ka vjedhur votat,doli e verteta,ne drit te diellit e pa saliu sa e donin shume ,,SKENDERBEUN,.BRAVO ZOTI DUKA

  • Ore kaq injorante do te mbeten komunistet dhe kaq hakmarres?Po boset dhe hajdutet me te medhenjjane ne grupin e PS dhe LSI apo ska gje se ata perfaqesojne te majten se KK me shoke vetem i majte nuk eshte.Pazaret 700 mije € nuk i ka bere lulashi por i trashi dhe i gjati si nuk i kafshoi dot doren tani po ja puth se e solli ne pushtet.

  • ira ja kepute shpirtin arbenit me keto vrejtje ,po ctu prish kaqe shume puna ty ai este poet ,dhe si tille a do te gjeje rimen vargut,,,po do t,ia bejme vrejtje benit …….me te lumte dora ben se keshtu i do mushka drute ,,,,shendet

  • i drejtohem shoqes Ira, e dashur bashke atdhetare, nuke ka rendesi emri qe perdoret ne vargje , por thelbi i shkrimit, se ne nje poezi perdoret ironia, metafora te ndryshme o figura letrare nga me te ndryshmet, pre ta bere ate sa me te bukur dhe terheqese ,problemi eshte prmbajtja. mendimi im eshte se ne te gjitha shkrimet qe z..Duka ka bere jane te bazuara ne realitet. pavaresishte nga idete politike qe ka ai…psh une nuk jame komuniste dhe nuk me pelqen e kaluara ku jemi rritur, por e tashmja nuk me pelqen apsolutisht.kjo demokraci zhgenjehu endrat dhe deshirat e mia. eshte si puna e atij njeriut qe gjasme te do shume, te merzit aq shume sa te ben per ne spital, pastaj te vjen me pjaten me supe se ajo te bene mire. dhe puna e demokrateve ne Shqiperi e genjejne popullin me nje rruge asfalti te shtruar. mos haro e dashur 97-en, 11 Janarin, Gerdecin etj etj etj qe ndoshta ne nuk i dime. keto jane fatale. nje fakt tjeter, nuk te ka mjaftuar boll ta shikosh dhe ta degjosh Sali Berishen , cfare pershtypje te le? nuk te duket psikopat ? si ja lejon vetes te te udheheq nje president i tille? une dhash mendimin tim shkurtimisht, e them gjithmon faleminderit Z Duka qe ke kurajo e burreri te shkruash realitetin per cka ndodh ne Shqiperi. te me falesh Z. Ira nuk e kam personale, se nuk te njoh, por do doja qe te gjithe ta njohim realitetin , ne qoftese duam te miren tone. mendoj se eshte me mire te zgjedhim te keqen me te vogel. me respekt per te gjithe lexusit dhe me ide te ndryshme nga te miat.

  • Salushi dhe Lulushi jane te dy te 21 janarit qe vrane fukarejt e shkrete me duar ne xhepa,populli i din mire keta gjera dhe nuk do harrohen kurre.Lulushi kot e ka qe merret me kete pune dhe ngrefet si gjeli ne maje te plehut koha do e tregoje.

  • Ira, nga emri mund te mos kesh “bilush” siç i thone me perkedheli atij mikut te femijve meshkuj…Duka i madh…e ka zbutur nga Lulzim ne Lulash por do t’i shkonte me mire “Lulush”..

  • o lulo po ju demokratet jeni bere me shume komunista se sa vete komunistave ,po shiko pak ku ka me shume komunista tek ps apo tek pd apo kryetari i juaj legjendar gjoja nuk ka qene komunist

  • Nuk jam dakord që.. @ira i thotë poetit se je paragjykues. Në këtë rast, ai nuk paragjykon, por pasgjykon. Mbasi ka parë rezultatin, po jep dhe mendimin të shprehur në vargje. Dhe në letërsi natyrisht lejohen të gjitha figurat letrare, siç shkruajnë dhe komentues të tjerë. Qofshin ironitë, metaforat, krahasimet, pyetjet retorike, nofkat me “përkëdheli” apo tallje, humori, pse jo? Kështu dhe vargjet bëhen më interesante për lexuesin. Ta merr mendja se poeti do shkruante këto vargje për njerëz që nuk i “meritojnë” ato? Unë them jo.

  • Flamurtari dhe shqipfolesi! Komentet tuaja jane té admirueshme dhe me nje logjike te thjeshte shpjegoni esencen e problemit. Nje keshillë dashamirese/mos u merni me komente mediokre e hakmarrese te stanit te atyre qe u preken interesat. Dihet reagimi i tyre ose më sakt eshte e pritshme qe ata dhe pa e lexuar fare arben duken e kane te gatshme ne koke pergjigjen antidukë etj.etj. Nderime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *