Vargjet e Arben Dukës

redaktor

Po lehin sërish…

Si qën i zgjebosur,
me virus tërbimi,
në doganat tona,
ham e hum “Agimi”.

 

“Agimi” i grekut,
me emër të artë,
po është një cop’ “shiti”,
që djalli e marrtë.

 

Kjo puna e tyre,
u bë ca si bozë,
edhe injorantë,
edhe karagjozë.

 

Erdhën në Himarë,
por paq ja kanë hedhur,
mund t’i kishin zënë,
dhe t’i kishin tredhur.

 

Ndofta e ndyj pak,
me ta këtë letër,
për ata bastardë,
nuk kam emër tjetër!

 

Ata janë një hiç,
sot për Shqipërinë,
them më shumë problem,
janë për vetë Greqinë.

 

Për kët, vendin tonë,
nuk janë hiç qeder,
veçse ca jashtëqitje,
made in Hitler!

 

Për një kishë të vockël,
tek ne në Përmet,
kjo Greqia fqinjë,
reagoi si shtet!

 

Kjo Greqia fqinjë,
reagoi si shtet,
dhe s’i sheh si lehin,
zagarët e vet?!

 

S’është se po japim,
sot lajme të reja,
se një jetë të tërë,
provokon haleja.

 

S’është se na kanë trëmbur,
me lehjen e tyre,
dhe as me nxirosjen,
e asaj fytyre.

 

Shpesh herë i jam kthyer,
dhe unë kësaj teme,
nuk janë shumë seriozë,
po prapë janë probleme.

 

Është në internet:

“Agim kokë goricë,
eja dhe na puth,
m’u në… prapanicë!.”

Share This Article
9 Comments
  • je i madh BENI. gerqia dhe agimi k -arte ne hale te gomarve shkofshin, me gjithe filokorrofillaket grek te shqiperise.

  • Të falënderoj nga zemra Arben Duka, poet i shqiptarizmit. Je krenaria e ortodoksisë shqiptare dhe e të gjithë shqiptarëve. Je prova më e mirë se ortodoksia shqiptare nuk shitet, por e ka Shqipërinë para gjithçkaje. Ata të shiturit s’kanë asnjë lidhje me gjakun shqiptar, por e quajnë atdhe Shqipërinë sepse s’kanë një të vetin… Të gjithëve u kujtohet dhunuesi i varreve shqiptare në Korçë, kryetari vllah Omonias, Naum Plehu, që thoshte ne vllahët jemi grekë.

  • të vërtetën thua por shiko se mos ka lën ndonjë cop litar përjashta Saliu i vdekur….dhe do jet më keq pastaj se do venë nëpër ministrit e reja grekët e tiranës!

  • I nderuar!!! Per aftesite e Tua nuk kam dyshim….Ke qene dhe je NJESHI per te dhene restat ndaj grekeve……., Problemi eshte vertet i Greqise….. por edhe i shqiptareve qe jetojme ketu…….
    Edhe nje gje…. nqs nuk e di….. Tek “Agimi i Arte” qe nje zot ta beje te tille, ka shume shqiptare, qe akoma nuk kemi kuptuar se c’rol luajne…… te “kalit te Trojes”, apo jane bukeshkale?

  • Agimi ”bloze” duhet te shohe problemet e evazionit fiskal ne Greqi.Kjo fantazme eshte krijuar nga kisha dhe vepron nen hunden e qeverise.Populli vella grek nuk ka nevoje per organizime fashiste te cilat behen per ti terhequr vemendjen nga borxhet galopante ,papunesia dhe depresioni masiv.Nuk ka faj Pirro i Epirit per 321 miliard Euro borxh nga Gjermania ,qe e ka krijuar dhe perkrahur gjithmone qysh nga mbreti Otto.Agimi i ”Arte” eshte nje kale Troje per vete Greqine.Greqia duhet te mbaje ne binare demokracine te cilen pretendon se ka lindur po aty.Kesaj i thone ….autogol.

  • “Agimi i artë” vërtetë është punë e Greqisë dhe e qytetarëve grekë. Por manifestimi i tyre në tokën shqiptare, është punë e Shqipërisë ama! Ku ishte shteti shqiptar që megjithse ka të drejtë të protestojë nuk foli fare?! Ndërsa Greqia megjithse e di që nuk ka të drejtë, përsëri proteston! Kjo është çështja! Sa u punua në këtë gati çerek shekull, nga qeveritë tona për të ndërtuar një shtet solid dhe serioz shqiptar, këtë e ka parë dhe bufi! Politika shqiptare deri më sot, akoma nuk ka arritur të ndërtojë një strategji kombëtare të politikës së jashtme, e cila të mos shkelet nga asnjë qeveri e kujtdo krahu qoftë. Ndërsa vendet fqinje, pavarësisht qeverive që ndërrohen, ndjekin të njëjtin kurs në politikën e jashtme. Çfarë na mbetet të themi tjetër?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *