Bijtë e etërve
Bijtë e etërve – u thotë Sala
Dhe në kor të gjithë kusarët
Duhet të jeni krenarë
Ballëlart për baballarët
Ata ishin ballë luftës
Zgalem në mes të furtunës
Dhe më pas si koha deshi
U bënë dhe heronj të punës
Ata janë burra titanë
Shumicën e njoha vetë
Ata dhe jo një sharlatan
Këtu e bënë shteti shtet
Ai thotë bijtë e etërve
Si s’ka turp të turpërohet
Me baballarë të tillë
Ku ka bir që mos nderohet
Po Berisha si Berishë
E quan si njollë patjetër
Po Stefanaqi i Pollos
A bën pjesë te ata etër?
Berisha ja fut katundit
Flet porsi arush i malit
A mendoi ën fund të fundit
Për Çajupin e Rusmajlit?
Këta janë ëm të spikatur
Se kanë qenë të Qëndrorit
Nga ata që thotë Saliu
I kanë mbi gjysmë’e oborrit
Dëgjoj të parin e tyre
Edhe qesh krejt em pahir
Sepse etërit e PD-së
Qenkan ca etër të mirë
Nuk kam pushtet politik
Po s’jam fare pa pushtet
E nderoj unë atin tim
Dhe më shumë se zotin vetë
Mik i dashur socialist
Le të bjerë ajo këmbanë
Po vendin që kemi sot
E ndërtuan etërit tanë
Ngrini zërin dhe këndoni
Për inatin e kusarëve:
“Neve jemi bijtë e etërve
Partizanëve fitimtarëve”
Në vitin dyzet e katër
Shqipëria qe kënetë
Njëmijë herë ndryshoi për mirë
Gjer në vitet nëntëdhjetë
Pastaj u derdhën falangat
rafshuan fushat dhe malet
shyqyr që s’hodhën në erë
shpëtuan hidrocentralet
Se u tha i pari tyre
Pishtar i “demokracisë”:
“T’i shembim hidrocentralet
Se quhen Dritë e Partisë”
te lumte arben duka, si gjithmon vargjet e tua jane te bukura dhe shume te verteta, respekte