Nuk e lindëm foshnjën, që tani ta vrasim…
Është e përjetëshme,
asnjeherë s’ndryshon,
e mira-e keqja,
ballë për ballë qëndron.
Lufta e gënjeshtrës,
kundër së vërtetës,
ky është saktësisht,
gjithë kuptimi i jetës.
Edhe ne në zgjedhje,
kështu do të venim,
ne me të vërtetën,
Sala me mashtrimin.
Dhe ne përballë llumit,
dhunës-egërsirës,
kemi qënë fuqishëm,
nga anë e së mirës.
Them sipas logjikës,
e mira fitoi,
por misioni ynë,
këtu s’përfundoi.
Se e keqja ikën,
por s’vdes kurrësesi,
në forma të tjera,
ngjallet përsëri.
Ikën për ca kohë,
por s’ikën përjetë,
dhe shpesh mund të vijë,
andej nga se pret.
Historia jonë,
një gjë na kujton,
se PD të keqen,
gjithnjë gjeneron.
Ndaj e them sërish,
me bindjen e bindjes,
do kërkojë ta vrasë,
foshnjën e Rilindjes.
Nëse do vazhdojnë,
kështu historitë,
ne prapë me PD-në,
jemi opozitë!
Mund të thotë ndonjëri,
por do të nxitohet:
“Në fakt opozita,
nuk mund të sulmohet!.”
Në fakt opozita,
nuk mund të sulmohet,
nga dhuna e shtetit,
duhet që të mbrohet.
Po në Shqipëri,
ndryshon krejt kjo punë,
se kjo opozitë,
gjithmonë ka bërë dhunë.
Se kjo opozitë,
gjithnjë ka bërë dhunë,
po ndryshojë ajo,
do ndryshoj dhe unë.
Pa ikur-pa ardhur,
na vërvisin gurë,
ndaj zërin me ta,
nuk e bashkoj kurrë.
Në një kor me ta,
nuk mund të thërrasim,
foshnjën që sa lindi,
tani s’mund ta vrasim.
Me të keqen kurrë,
zërat s’i bashkojmë,
po me fanatizëm,
të mirën do mbrojmë.

babuc
Kjo nuk eshte OPOZITE,por nje BANDE KRIMINALE,E AGJENTURES SERBE,QE KERON TE ZHDUKE KOMBIN SHQIPTAR!!!
TE NXIRRET JASHTE LIGJIT PD-ja SI PARTI FASHISTE ANTI SHQIPTARE!!!
Sali Berisha e ka vendin ne BURG!!!
Super sakte
te lumte Arben
Ti je populli i ngritur ne ART
Bravo Arben. Lumë Shqipëria që të ka. Respekte për punën dhe Talentin.
BRAVO VERTET E KEQJA NUK KA IKUR.SA TE JETE SALIU FRIK KEMI.ESHTE NJE MOSTER
lum ajo nene qe te lindi! hallall se ti je i barabarte me nje opozite e rregullt jo si e sales
Bravo ,bravo poeti .
Foshnja e Rilindjes mor shoku Arben mund te na dal kopil .
Mos ki frike nga Berisha , ruaju nga aleati .Se si i thone “Historia perseritet por budallenjte nuk degjojne ” .Dhe ju keni ca precedent te keqinj ,kjo nuk ju ben komplet budallenj ,vetem pak
dhe si shkruante KONICA …Shqiperia do vdesi nga politika .
I deklasuar ishte ai, agjent amerikan …nuk e njohu …foshnjen e Rilindjes dhe sidomos DUKEN !
ju falenderoj gjithmone Z. Duka per shkrimet tuaja me vlere, ato na hapin syte drejt politikes qe zhvillohet ne vendin tone, dhe pse tani sjame prezente ne Shqiperi. por ne nje strofe te shkrimit tuaj thuhet: po ne Shqiperi, ndryshon krejt kjo pune, se kjo opozite, gjithmone ka bere dhune. mua personalisht nuk me jepe siguri, partia ne fuqi qe une aq shume e deshiroja. opozita ka bere dhune gjat gjithe kohes qe ka qene ne fuqi. tani gjerat ndryshuan. populli ja dha voten Edi Rames, dhe shpreson te mos zhgenjehet akoma, akoma e akoma.ne qoftese kjo qeveri i ka ligjet te sakta, politikane te ndershem, dhe punohet ndershmerisht, e keqja ska si te triumfoje. shteti ka ligjin ne dore dhe i con ata tek vendi qe meritojne. deshira e popullit kjo eshte prandaj e zgjodhi.se jo do triumfojne gjithmone e liga ne ate vend, sepse ska politikane te zote…domethene te gjithe te liq, duke u justifikuar …….
Bukur Arben!
Vecse ndaj se keqes, medoemos duhet perdorur e njejta monedhe.
E keqja mbetet e keqe. Nuk ka pse kesaj primitives menxyrjare t’i veme perballe modernen, tolerancen, dashamiresine apo hapsiren dhe lirshmerine per te realzuar qellimet e saj tradicionalisht ogurzeza.
Nena duhet te jete shume e kujdesshme ndaj foshnjes se saj te sapolindur, per ta mbrojtur nga e keqja gerdalle plake. Si shqiponja ndaj gjarperit helmues, t’i mbyll shtigjet dhe mundesite per te mbrojtur foshnjen nga mbytja , helmatisja dhe asgjesimi.
Eshte detyre e nenes qe lindi foshnjen e mbare dhe shpresemadhe ta mbroje nga hijena qe vertitet si fantazem.
Nese nena do te bjere ne gjumin e vetekenaqesise dhe euforise, atehere fatkeqesia e triumfit te se keqes dote jete e pashmangshme.
mjafton te mos perserisni gabimet e nanos,mos flini!Banden berisha-topalli e urren gjithe populli shqiptar,e djathta historike ca me shume,te burgosurit politike edhe me shume,ky vete ne kosove dhe thote qe berisha ka bere pune te miire me tap-ni.Ore nuk zure mend ti,leri altruizmat e mos i perkedhel shpatullat si ne gerdec,por kthei shtetit ato qe grabiti duke ikur dhe hapi dosjen,per kete te ka votuar populli,ndersa banden e ka votuar qe te heshte