Lulash shakaxhiu..

anazapta

Zakonisht Lulashi,

nis urgjent piskamën,

nja dy-tri minuata,

mbasi dëgjon Ramën.

 

Doli dje i trëmbur,

duke u ankuar,

se kryeministri,

i kish kërcënuar.

 

Si të kërcënoi,

ç’të tha o Lulash?

Sa herë të kam thënë,

merre me avash.

 

Sa herë të kam thënë,

merre me avash,

se ti të vërtetat,

i quan shantazh.

 

I quan shantazh,

edhe dhunë verbale,

mos u nxit bre Luli,

merre me kadale.

 

Rama paska thënë,

ti e ke dëgjuar,

se dhunë e vërtetë,

ende s’ka filluar.

 

Mos ja fut katundit,

o Lulashi ynë,

nuk e kish për dhunën,

po për drejtësinë.

 

Kjo është krejt e ndryshme,

është tjetër punë,

po ti drejtësinë,

do ta quash dhunë!

 

Ta quash kështu,

thjeshtë të leverdis,

se goxha akuza,

i ke në kurriz!

 

Kur të të kërkojnë,

për vrasjet shpjegim,

do thuash me vrap:

“Ky është kërcënim!”

 

Nga Rruga e Kombit,

paret ku u shpunë?!

Ti thua-nuk flas,

se kjo është dhunë!

 

Do të thonë pse vodhe,

votat për bashki,

do ta quash dhunë,

prapë o shakaxhi.

 

Pra, ti po na thua,

more “krietar”,

që ne t’ju trajtojmë,

si ca kanakarë.

 

Duhet ta dëgjojmë,

Lulash karabushin,

që don t’i fërkojmë,

edhe… bibilushin.

 

 

 

Share This Article
21 Comments
  • Mezi po presim qe drejtesia te vihet ne vend. Vetem atehere Shqieria do filloje ne rrugen e zhvillimit. Te gjithe keta qe tani po hiqen si me te ndereshmit keta Jane me hajdutet, dhe sa me shpejt duhet te dergohen para drejtesise. Nese kjo do behet e mundur kjo Qeveri do te beje histori, dhe shqiptaret do te perjetojne clirimin e dyte te Shqiperise dhe krijimin e shtetit Shqipetar. Kesaj do ti thuhet RILINDJE .

  • Edhe për të qeshur edhe për të qarë….
    Qesh me thumbin humoristik të Z. Duka, por për të qarë me bëmat e “Lulash karabushëve” që ia futën vendit dhe popullit të vet me kaq paturpësi…dhe tani kanë pretendimin të kërkojnë dhe resto…
    Çuditem vërtetë me karakterin e këtyre njerëzve, thua të jenë kaq të paprekshëm në ndërgjegjen e tyre!!! Asnjë gjurmë pendese, asnjë gjurmë pardoni, asnjë fjalë ndryshe nga ato që kemi dëgjuar deri më sot? A thua se janë akoma në pushtet dhe sikur nuk ishin ata që u larguan me votë urrejtjeje prej popullit? Vërtetë nuk e kanë kuptuar??? Kaq aktorë “virtuozë” të jenë?…

    • Ata flene naten me ilace,friken e kane ne koke e ne bark 24/24 ore…por nuk kane se cfare te bejne…do e heqin vallen deri ne fund.A ke pare ndonje te dale e te ece rruges si njeri normal ndonjeri prej tyre?Edi e pi kafen edhe ketu ke lagja ime,hekura e mure i hoqi…prisni prisni se s’keni pare gje akoma!

  • Mire o Arben me palluqen lulush. Sidoqofte ai flet, ulerin dhe ankohet sa here ka rast. Madje ndonjehere edhe pa rast fare. Po une nuk kuptoj se perse hesht Rama?! Pothuajse u falen vrasesit e 21 janarit me ato denime qesharake qe u dhane dhe Rama nuk pipetin! E merr dot me mend se çfare do te bente Sala po te ishte ne vendin e Rames dhe anasjelltas. Do te ulurinte ne kupe te qiellit per gjykatat e korruptuara,per gjyqtaret e blere nga kryekrimineli Rame, per gjakun e derdhur ne bulevard qe nuk mund te falet dhe harrohet etj etj. Ndersa Ramken tone nuk e kemi degjuar ende.Ku eshte? Duhet te merret minute pas minute me aktualitetin. Ndryshe do humbase terren dhe simpati. Ai duhet te tregoje se zien dhe jo qe ia fut me gjume apo pergatit plane afatgjata. Kujdes mos e pesoje si Nano. Te zhgenjeje njerezit.

    • Ja,ti “Katarakti” te ishe kryeminister , do te na kishe “ndritur” ! A je pare ndonjehere ne pasqyre dhe a e ke pyetur veten se cfar niveli ke ?
      Vertetohet pike per pike ajo qe thoshte i madhi F.Noli,qe shqiptaret mund te vuajne nga shume gjera,por vetem per mbret nuk vuajne.Kedo qe te pyesesh prej tyre,ne se e ben dot te te vene mbret”,do te thote qe “ke gjetur njeriun e duhur”.
      Jo me kot degjohet kaq shpesh ne popull: Te me vene mua atje per 24 ore,pa te shohin se si e bej.

    • Per Kataraktin !Kurr mos ndodhte qe Edi Rama te kopjoje Sali Berishen as me veprime,as me mendime.Do te ishte fatkeqesia e trete e kombit shqiptar mbas komunizmit dhe berishizmit.Edi Rama nuk duhet te futet tek vendimet e Gjykatave ka mekanizma te tjere per ta vene ne drejtesi drejtesine.Te presim se akoma nuk ka ndejte 2 ore ne zyre jo ma te merret edhe me vendimet e gjykatava apo llomotitjet e Lulushit.

  • Beno , bravo , po na e zgjat jeten.Lulush bibilushi ka pare qe filloi ti shkurtohet . Tani e kuptoi qe doktori e beri kurban.E coi si cjapi tek kasapi dhe do te shpetoje lekuren e tij. Jepi LULO! PERPARA.

  • More Lulush ! Kush eshte krietar atje ne partine tuaj, zotrote apo ai qe ju qine muhabetin neper mbledhjet e partise dhe te grupit parlamentar.
    E ke pare Jozefinen sa urte rri qysh kur vajti per lesh arapi ?
    Nuk i kini ndare detirat akoma more diteziu i qifqise?

  • More KATARAKT e kuptoj shqetesimin tend, se kerkon drejtesi, kerkon qe ajo te vendoset ne vend, do shtet ligjor, rregull e disipline te njellojte e te barabarte per te gjithe, te denohen kriminelat,
    Por une kam mendim tjeter. Rama nuk duhet te flase, por te veproje siç po vepron keto 3 dite qe ka si kryminister i mandatuar. Ai nuk eshte deshtak si paraardhesi qe, si ato grate e liga e llafazane jepte shpegime per gjithçka, bash atje ne TV e qe na i shpifi me mendimet, me gjuhen, me te sharat, te bertiturat, te çjerrat, hakmarrjet, me daljet e perditshme, duke bere presion e jo rregullim punesh. Te gjitha nuk do ti beje Rama. Ka institucione pergjegjese.
    Mund te thuash se gjykatat vazhdojne avazin e vjeter. Ke te drejte, por ata jane tani per tani dhe do mbrojne te ikurin qe i vuri. Atje duhet reforme e thelle. Te shohim me tej ç’ do ndodhe.

  • MIR E KINI SE PER NJA DY JAV KTHEHET ENVERI E PASTAJ FILLON RADHA E QUMSHTIT
    E SKINI ME KOHE PER POLITIKE PO DO FLISNI ME VETEN SE CFAR I BEN QE E VUM NE KRYE OSE VARJE SI KRISHTI NE KRYQ ,SE SHITJA E SHQIPERISE U VENDOS DJE ME PRESIDENTIN E MAQEDONISE . TE FALA I BENI ERAPOS TANI POPULL CARRRRRR??????????

    • “Komunisti”,…harrove te permendje edhe detin shqiptar qe iu fal Greqise,vorrezat e shumta te “ushtareve greke” ne Juge te vendit,ngjarjet e fundit ne kishen e Permetit dhe, me kryesorja,harrove gjeneral Janullatosin qe na u be peshqesh e eshte si litari i te vdekurit qe lihet jashte varrit.

  • Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa Haaaaaaaaaaaaaaa or Arben ,koh kisha pa qeshur sa dhe komshijt u cuditen …Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaa……….

  • BRAVO BENO!!
    LULUSHI DO MBETET I VOGEL SE KA NGRENE SHUME CORBE TE PRISHUR TE TASI I BRRISHES.
    SHPEJT A VONE NE TE SEMES DO VEJ BASHKE ME ATIN SHPIRTEROR TE PALOKES TOPALLKES E KOMPANI.
    HA …HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

  • Ti Emily a se si e ke emrin nuk me intereson po mos u hruaj o injorante me penen e Arbenit P o kush je ti moj qe na jepke urdhera se per cfare te shkruajme shko laj ndonje ene ose laj ndonje gje tjeter se akoma si ke bere ditet ti lavire te na japesh mend plere e ricikluar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *