Të më ndjesh o Dukë Arbeni
që këtu po bëj koment
po “gjermanin” që s’po gjeni
thjesht e kemi… president
U bë copa për portretin
Që ia hoqën nga ca zyra
Po nuk flet për palo-gjyqin
Që liroi ato lëtyra
Hesht për 21 janarin
S’flet për gjyqin-neveri
Por ata mender gjykatës
Jan’aty me firmë të tij
I ka “çue” Sali krimi
S’jan të shtetit, jan’ “të tijët”
A kan’ cipë e turp, o Zot?!
Si shikojnë në sy fëmijët?!
Hall i madh që n’a ka gjetur
Duhet thën’ edhe do shkruar
se “gjermanin” që ka mbetur
t’a ka pjell’ Shkoll’e Bashkuar
Jo më kot u lodh Saliu
kur kërkonte për “gjermanin”,
dhe nuk gjeti firifiu
por tamam Bujar Nishanin.
Më ushtar nuk ke ç’i thua
një ushtar që bën dekrete (!)
Si një tank me mish e thua
e ndërtoi Sala për vete.
Do t’i thosha nëse mundja
more Dukë bilbil poeti,
se edhe gjermanët fundja
kishin njëfarë dinjiteti.
Qenë pushtues pa dorashka
Dhe pushtuesi dihet, vret
Kurse ky tymos me shashka
N’a vë zjarr e pi shëndet.
Që t’i bëjë qejfin Berishës
dhe pse është një shkallë më lart
presidenti i fryn pishës
kur Berisha i bën “start”.
Do vazhdojë të hedhë në erë
të gjithë urat e katundit
që t’a lërë fushën beter
tamam si “gjerman” i fundit.
Ndaj i them’ të bëhet burrë
e njëçik t’i rëndet vetja,
se në qëntë veç për figurë
n’a mjaftonte Ahtifetja.
Kaq të desha që t’a ndreq
për “gjermanin” që n’a mbeti
e për fatin tonë të keq
n’a qëlloi Bujar Mehmeti.
Nëse duam që t’a tundim
Si do vendi o Ben trimi
kur të ikë legen’i fundit
ajo datë do jetë Çlirimi.

Bukur
Poezi me qesharake nuk kam pare.
I kerkohet burracakut, te behet burre.
Eshte njesoj sikur te kerkosh nga lepuri , te shqyeje luanin.
Po Bujari nuk del dot para gruas se tij, dhe ju i kerkoni te dale para atij qe e beri president.
A e kupton more zoteri,se cfare po kerkon nga nje lepur.
Se mustaqe ka dhe lepuri, por nuk eshte burre. Ashtu edhe Jari,ka mustaqe,por nuk eshte burre. Mos ja kerkoni nje gje qe nuk e ben dot.
@Gjergji.Shume e drejte.Edhe lepuri ka mustaqe,por mustaqet nuk ja heqin dot friken.Perkundrazi.I ka mustaqet per te nuhatur rrezikun.Jari i perdor per nuhatjen e rrezikut qe i vjen nga Saliu dhe jo per burreri.
Shume e vertete dhe shume e sakte ,nuk i heq as pik as presje,bravo.
bravo shume e drejte.si gjithmon i madh
Sa shume legena paska, nga i pari tek i fundit gjerman?
Po pse meresh me LEGENA MATERNITETI dhe me WC PLAZHI o i madhi ARBEN DUKA .
Ja kush na ka qeverisur ne per 8 vjet ,MOLARET ,SHPELLARET , ZAGARET ,TRADHETARET,PISANJOZAT ,DOBICERIT si SOKOL BEQIR BALLUKU (( olldashi ) ,LULZIM ILIR ENVER HOXHA ( BASHA ) , GENCI KADRI HAZBI (RRULI ) .
Me vjen ndot kur u shqiptoj emrat ketyre PLEHRAVE .
Fantastik komenti yt! Goditje tek 10-ta. I ke thene te gjitha! Poezia e mrekullueshme, nje skaner per sojin e palaçove qe na bejne per te vjelle sa here qe u shohim surratin dhe u degjojme pellitjen.
Sh. mire…
Goditje ne shenje Arben. Te puthca penen!