Prostituta dhe Preveza
Ndodhin pa tregohen,
Ndaj unë kot s’ja fut,
Sot do t’ju tregoj,
Për një prostitutë!
Kur më nuk i shkonte,
Trupi në bordellë,
Ç’të bënte e shkreta,
U mendua thellë!
Dikur kishte qenë,
Një yll jo shaka,
Ndaj dhe kishte vënë,
Mënjanë shumë para!
Mbasi e mendoi,
Punën hollë e hollë,
Më në fund vendosi,
Të hapte një shkollë!
E hapi një shkollë
Shkollën e skandalit
I vuri dhe emrin:
“Shkolla e Moralit”
Dhe i gjithë qyteti,
Ngriti maliherin:
“Kurva e Bordellos,
Do na flasë për nderin!”
Për dreq m’u kujtua,
Kur dëgjova tezën,
Që hodhi Berisha,
Tani për Prevezën!
Ti u fale detin,
Me gjithë naftë o burrë,
Pse kujton Prevezën,
Që s’e merr dot kurrë?
Pse e lot Saliu,
Tani këtë kartë,
Së paku me grekun,
S’ka ndryshim në hartë!
Po askush s’e merr,
Salën seriozisht,
S’ka qenë e s’do jetë,
Kurrë nacionalist!
I ka shkuar mendja,
Një moment të ziut,
Të marri ca vota,
Nga “thesi” Spahiut!
Po nacionalizmi,
Kanë thënë të mëdhenjtë,
Është strehë e fundit,
Për gjithë maskarenjtë!
Po kjo thënie vlerë,
S’ka për çdo njeri,
Po për ata që bëhen,
Të tillë në pleqëri!