Bëjm’ hidrocentrale
Me dritë… virtuale!
Emri ka Françesko
Mbiemrin Beketi
Nuk e dimë akoma
Nanua ku e gjeti?!
E nxorri nga mënga
Porsi asin maç
E shpuri në Vjosë
Dhe në Kalivaç
Shiritin e prenë
Nano e Beket
Se Nanua do bëhej
Aty deputet
Nanua ka dy shekuj
që është harruar
Ndaj për Kalivaçin
Njeri s’është kujtuar
As Sali Berisha
S’e ka zënë me gojë
Kur “superfuqi”
Vendin prezantojë
Jo në çdo drejtim
Më kupto or mik
Vetëm me prodhimet
“në Energjitikë”
Kalivaçi mbeti
Një mashtrim zgjedhor
Ndaj nuk thamë më kot
Mashtrim shekullor
Krejt më ka habitur
Ky veprim i hershëm
sepse Nanua njihet
si ”zotni i ndershëm” 🙂
Dhe këtë binom
E plotëson Beketi
Që u dogj për vete
Të bëj dritë i shkreti
“Unë – thotë Beketi
Aty punën sosa
Po hidrocentralin
Ma rrëmbeu Vjosa…
…pamvarësisht se ndodhi
kjo ngjarje tragjike
aty prapë prodhohet
dritë elektrike”!
Le të thonë të gjithë
Nuk ka dritë në male
Kjo dritë e Beketit
Është… virtuale!
Është virtuale
Njeri s’e shikon
S’e kupton as Frroku
Që nuk po Agon
Bën reklamë Beketi
Te Frroku përditë:
“Ne këtu prodhojmë
Energji dhe dritë”
Po mor po, “prodhohet”
Por veç në gazetë
Se në Kalivaç
S’ka dritë të vërtetë
O zotni Beket
Shko njëherë atje
Dhe s’ke për të gjetur
As dhe një hale!