Një nga një ikin Janarët…
Një nga një ikin janarët,
Gjer tani dy kanë kaluar,
Kafshët që i vranë shqiptarët,
Jo, akoma s’janë dënuar!
Dhe nuk do dënohen kurrë,
Vrasjet tymi do mbuloi,
Sa të jetë aty personi,
Që kët’ krim e urdhëroi!
Po vjen 21 Janari,
Në të dytin përvjetor,
Bulevardit të Dëshmorëve,
I janë shtuar 5 dëshmorë!
S’e patën nga Perëndia,
Dhe i huaji s’kish gisht fare,
Po i vrau Qeveria,
Qeveria Shqipëtare!
Qeveria e të marrit,
Që po mban pushtet me dhëmbë,
Dhe nga vrasjet e janarit,
S’i ka hyrë një gjemb në këmbë
Dhe shumë muaj nuk na mbeten,
Që të keqes t’i vemë zjarrin,
Po u bëmë një grusht i vetëm,
S’ka pushtet që nuk e marrim
Dhe pushtetit që lëmë pas,
Do t’i bëhet autopsia,
Vetëm një vakt bukë të hamë,
Por të vihet Drejtësia!
Unë fitoren e së majtës,
E kam bërë një fakt të kryer,
Sepse gënjeshtar’i krimit,
Asnjë s’ka për të gënjyer!
Të mundohet – të mendohet,
Kësaj radhe e ka kot,
Nga të gjithë ne do bllokohet,
Asnjë votë mos vjedhi dot!
Ama po të vjedhi hapur,
Siç ka bërë gjer tani,
Gjer dhe armët duhen kapur,
Le të bëhet shkrumb e hi!