Trafikanti Shpëtim Idrizi
Del e flet palo Idrizi:
“Unë do bëjë një rezolutë,
Dhe nga kjo do të kuptohet,
Kush është burrë e kush është m..!”
Le të dalim pak nga tema,
Se e gjejmë përsëri,
Vetëm ti Shpëtim Idrizi,
Nuk flet dot për burrëri!
Njerëzit nuk e dinë këtu,
Pse e more ti partinë?
Çështjen çame katandise,
Në pazare me Salinë!
Dhe kur ishe socialist,
Ke parë xhepat si langua,
Ti partinë e ke fasadë,
Vetëm për xhepat e tua!
Çështja çame ka të bëjë,
Me të drejtat e njeriut,
Ajo zgjidhet në Strazburg,
Jo në zyrën e Saliut!
Si ua hodhe çamëve ti,
Duke vënë buzën në gaz?!
Si mund të ketë një parti,
Një i thekur Matrapaz?!
Si ua hodhe çamëve ti,
Si i tërhoqe për hunde?!
Çështje e tyre me ty,
Do mbetet siç është, krunde!
Si ua hodhe çamëve ti,
Djalë i denjë për kapistër?!
Për t’i marrë ato dy vota,
Të dhanë një zv.ministër!
Dha u mburre ti pa masë,
Si politikan i hershëm,
Nga ty Dashi i Havasë,
Njëqind herë është më i ndershëm!
Nuk është si të zhdoganosh,
Ca qershi e ca bajame,
Po s’të hoqën ty kaposh,
Nuk çbllokohet çështja çame!
Unë të flas me këmbë në tokë,
Dhe nuk flas kurrë çapraz,
S’mund të kenë çamët në krye,
Një të thekur Matrapaz!
Matrapaz e trafikant,
Ta kam thënë edhe më parë,
Me votat e socialistëve,
Se vota çame s’ke marrë!
Ja paske qendis o Arben. I ka dal era perfundimishti ketij m…..
te lumte dora o arben
shpetimit bukur ja kthen
cameve nuk ja ka punur
ndaj tregohu i duruar
camet shansin ja dhane
te punonte per ata
tani s iken dot nga ne
pa marre hise
jo hise si tek PS
as hise te LSI ja
po hesap tek Cameria
pupu sa turp
Të lumtë pena i madhi Arben Duka të gjitha ato që ke shkruar për matrapazin Shpëtim Idrizin ortakun antishqiptar me sali berishën.
z. arben para se te shkruash dicka ,duhet me u iluminu cik,ne te drejte, mund te jete ai c”te doje Shpetimi, le te tregojne perfaqsuesit e shitur te greku bashke me ty, te Shqiperise , sa burra jane ,e sa e duan Shqiperine dhe trojet e saj.Por ceshtja Came nuk eshte zgjidhur ,nga rembythje si ju……