Ka zili BE-ja, që nuk na pranon
Po këndon njëzëri.
E gjithë Shqipëria:
“Rroftë Sali Berisha.
Edhe Qeveria…!”
Rroftë me të vërtetë.
Jetë sa më të gjatë.
Se mendon për popull.
Ditë edhe natë!
S’na ka lënë të bredhim,
Rrugëve si majmunë,
Dhe shumica kemi,
Jo një, po dy punë!
Çfarë ka bërë Berisha,
Askush s’e bën dot,
Me të korruptuar,
Burgjet janë plot!
Në progres të lartë,
Shqipërinë e futi,
Sala është bërë,
Tmerr i çdo hajduti!
Gjithë institucionet,
Punojnë të ndara,
S’i kontrollon kush,
Si kohët e para!
Ndaj dhe çdo gjykatë,
Prodhon drejtësi,
Kush ka shkelur ligjin,
Drejt e në qeli!
Në Evropë të parët,
Jemi për zhvillim,
Tani varfëria,
Është thjesht një kujtim!
Fjala e doktorit,
Ngjit porsi ilaç,
As mizës së dheut,
Nuk i thotë dot plaç!
Të qetë si Saliu,
Këtu s’ka të tjerë,
Zërin s’e ka ngritur,
Për besë asnjëherë!
Të bukur-të plotë,
Sala ta bën ditën,
Për çdo gjë serioze,
Pyet opozitën!
Po dhe opozita,
Për të përgjërohet,
S’duan nga pushteti,
Sala të largohet!
Është bërë për të gjithë,
Si baba e nënë,
Para pa hesap,
Gjithmonë na ka dhënë!
Pensionistët tanë,
Po marrin miliona,
Jo si Europa,
Që rron me tollona!
Njëlloj si në fusha,
Ashtu dhe në male,
Siguri e jetës,
Është maksimale!
Sala kriminelët,
I zuri me hu,
Ndaj gjithë bota do,
Të jetojë këtu!
Këtu ku sundon,
Paqja drejtësia,
Dhe sa Himalajet,
Ngrihet ndershmëria!
Sala do dëshmorët,
Sa në botë njeri,
Ndaj ua derdh bustet,
Të gjithë në flori!
Mburret sepse është,
Bir i partizanëve,
Dhe me dorë në zemër,
U rri veteranëve!
Për dhjetë vite mbrapa,
Berisha punon,
Ka zili BE-ja,
Që nuk e pranon!
Po ka ardhur dita,
Që t’u lozi fenë,
T’u thotë: “Unë Berisha,
S’e pranoj BE-në”
Zgjohu-Beni-Zgjohu!
Më flisnin në emër,
Në çast e kuptova,
Se po shihja ëndërr!
Boll, o Arben me bejtet e tua, se tashme jane duke u firuarata qe i lexonin ato…
Pse i lexon Besian, nuk te detyron kush, po duket dic te ngacmon, ndaj dhe ketej kalon.
me pelqejne shume poezite e tua, beno.