Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Po vajton Bilbili

Po vajton bilbili,
Te portë e kalasë:
“Tri herë me radhë,
Na mbetën në klasë!

Dhe vazhdon bilbili,
Në Malin me Gropa:
“Na mbeti në klasë,
Mama Europa!”

Ç’po vajton bilbili,
Lart o te borigat:
“Qeveri e Salës,
S’i plotson dot pikat!”

Po këndon bilbili,
Pa ardhur pranvera:
“Sa plotëson një pikë,
Prish nja pesë të tjera!”

Tre ligjet që thoshin,
Kusht i vetëm s’qe,
Se këtu është bërë,
Çdo gjë kallame!

Po xhaxha Berisha,
S’duket hiç i lodhur,
Qesh dhe vetëm qesh,
Sikur gjë s’ka ndodhur!

Epo punë e madhe,
Kush çan kokë për nota,
Në njëzet e një,
Do përmbyset bota!

Fatin do ta kenë,
Të njëjtë si ne,
Dhe ata që janë,
Tani në BE!

Bota mund të marrë,
Vërtet një të krisur,
Vetëm Shqipëria,
S’ka për t’u përmbysur!

Veç për një arsye,
Nuk bëhet ç’është nisur,
Vendi ynë nga Sala,
Me kohë është vithisur!

Po vajton bilbili,
Zog me zë të but’,
Punët do na venë,
M.. edhe më m…!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *