Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Të isha amerikan…

Të vërtetët patriotë
Nëse mbetur ka njeri
Duhet që të mbrojnë Atdheun
Nga kjo palo Qeveri

Është marrë Atdheu peng
Është një krim që nuk rrëfehet
Duhet t’u merret banditëve
Sërish Popullit t’i kthehet

Qeveria anti-Popull
Kundër vendit ka punuar
S’mund t’i bëjm’ më temenara
Sa më parë duhet larguar!

Të isha amerikan
Nuk do flisja dhe kaq butë:
“Duhet rrëzuar me armë
Siç shkruhet në Kushtetutë”

Ka bërë ligjin Amerika
Gati dy shekuj të shkuar:
“Qeveria anti-Popull
Dhe me armë duhet rrëzuar”

Por ne jemi n’Europë
E ky ligj këtu s’bën bujë
Dhe baruti i fishekëve
Ka ca kohë që ka marrë ujë

Ende na mungon kultura
Ende Populli s’e di
Për pushtetin absolut
Që ka në Demo-kraci

Veç ai mundet ta marrë
Të gjithë Qeverinë për veshi
Dhe t’i thotë: Punove kundër
Jo ashtu siç vendi deshi

Po akoma nuk i dihet
Rrebeshet nga mund të vinë
Gjersa Populli të ngrihet
Si një Zot mbi Qeverinë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *