Krimi dhe Qeveria
Shqipërinë po e hanë
E shkretuan anembanë
Bënë veç atë që ditën
Ca e hëngrën, ca e shitën
U shit toka, u shit deti
S’ra cunami as tërmeti
Po këtu, medet-medet
Bëri dhe më kiamet
Të vrarët nuk numërohen
Të vetëvrarët përditë shtohen
Vidhet shqipua. Shqipua digjet
Në pushtet s’i gjen përgjigjet
Zot, ku jemi katandisur
Në greminë jemi gremisur
Jemi bërë copa-copa
Më logjikë ka edhe lopa
Vrasin shqipot nuk të falin
Djali babën, baba djalin
Se ç’u vranë e u copëtuan
Gruaja burrin, burri gruan
Se kjo kohë e zezë prodhon
Vetëm stres e depresion
Varfëria ka nxjerrë dhëmbët
Krimet gjith’ aty kanë rrënjët
Është krizë e paparë
Ndaj dhe ka kaq shumë të vrarë
Kush kështu krizën s’e pa
Nuk është qorr, por maskara
Hall i madh që na ka zënë
Një mallkim këtu ka rënë
Ka gënjeshtra, nuk ka kurë
Kokën ndaj, s’e ngritëm kurrë
Dikur vendi u shumua
Po nga krimet u rrallua
Nuk doli nga rastësia
Më e vogël popullsia
Veç një shpresë ka shoqëria
Dhe kjo Shqipëria ime
Veç kur t’zbutet varfëria
Do të kemi më pak krime
Kemi palo qeveri
Nuk punon po grin sallatë
Ndaj na ka pllakosur zia
Orë për orë nga një mandatë
i madh arben duka
Mjere ne e mjere Vatani
o Arben Duka kapedani
Dhe ne kete 100 vjetor
perseri jemi te ndare
te pa ngrene e te pa lare
ne sofra qe mungon dhe buka
por o populli im
ka kohe qe i bie daulles Arban Duka
Ne kini sy e shikoni
ne kini vesh e degjoni
ai daulles si bie kot
Per popullon e tij ka shkrojtur vargje dhe derdhur lot .
me respekt lefteri Muka Guzi