Urtësia popullore
1
Për t’ju mbajtur pranë,
Asnjëherë nuk heshta:
“Kush do flejë me qentë,
Do gdhihet me pleshta!”
Për kë bëhet fjalë,
Lehtë mund ta kuptoni,
Është LSI-ja,
Te kualicioni!
Nuk më iku jeta,
Sit’ e mos gatuaj:
“Çdo gjë që pjell macja,
Veç për minj do gjuaj”
Me këta më lartë,
Kurrë nuk do ngjaja,
Se s’jam me PD-në,
Dhe pjellat e saja!
2
Unë thjesht ua kujtoj,
I dini dhe vetë:
“Dhe dhi e zgjebosur,
Dhe bishtin përpjetë’”
Meqë morëm shembuj,
Këtu prej fillimit,
Dhia është Majlinda,
Shefe e integrimit!
3
A e dini njerëz,
Një fjalë – ëmbëlsirë:
“Erë e hudhrës mbyt,
Parfumin më t’mirë?”
Kush është i vëmendshëm,
E kupton nishanin,
Kjo s’ka të bëjë krejt,
Veç me Kaç Islamin!
4
Bamb e bumb gjëmonte,
Këmbora e madhe,
Qumësht gjithë e gjithë,
As gjysmë okare!
Këtu krahasimi,
Të vjen vetvetiu,
Si këmborë e madhe,
Është xhaxha Saliu!
5
S’kanë të mbaruar,
Fjalët e ustait:
“Kuqua më i mirë,
Ja fut dhe babait!”
Vetëtimë në mëndje,
Ju vjen vetë damblluqi,
Ndaj thoni njëzëri:
“Është Pollo Kuqi!”
