Epigrame
Shumë ndodhi në këtë jetë,
Nga ty s’varen o njeri,
Po të jesh me dinjitet,
Kjo varet vetëm nga ti!
Mund të jesh në këtë jetë,
Profet dhe gjeni,
S’je asgjë në të vërtetë,
Po s’ishe njeri!
Ti je i pasur sa zoti,
Mendon si ty s’ka më mirë,
Po je njeri kot së koti,
Se shpirtin e ke shkretëtirë!
E hodhën në kosh të plehut,
T’i merrnin nderin të mirit,
Po ai kosh i shëmtuar,
Mori vlerën e floririt!
Jetoje çdo ditë,
Ëndërro çdo natë,
Jeta është e shkurtër,
Vdekja është e gjatë!
Më përflet pa reshtur,
Po unë hiç s’të ngas,
Sepse me varre,
Mizën s’e godas!
E keqja është si djalli,
Kur ngjitet e fryhet në fron,
Po sado ajo të na talli,
Në fund e mira fiton!
Kur bën një të mirë o njeri,
Shkruaje në rërë-jo në kartë,
Por po t’u bë e mira ty,
Gdhende në shkëmbin e lartë!
Po ratë si lisi në tokë,
Ta dini se kaq e patët,
Se në atë lis o shokë,
Bëjnë dru edhe sakatët!