Një borgjez nga Viçidoli
Nga dita në ditë,
Po na shtohen hallet,
Me njerzit e ndershëm,
Korrupsioni tallet!
“Pasuria” shtron,
Veç dreka e darka,
Ti rri numëron,
Dhe njëzetë qindarka!
Disa kohë më parë,
Këtu e kam shkruar,
Se jo çdo i pasur,
Është i korruptuar!
Po janë kusarët,
Mostrat e një klike,
Ata që përlanë,
Krejt pronën publike!
Rreth e rreth pushtetit,
Që të gjithë janë,
Për pasuri shitën,
Nënën dhe babanë!
Ata që akoma,
Numërojnë me gishta,
Miliona lekë,
U duken si bishta!
Nuk kanë të ngopur,
Ndaj u thonë vampirë,
Ndaj dhe nga pushteti,
S’ikin me dëshirë!
Gjer tek hundë e tyre,
Më tutje s’shikojnë,
Gjersa Shqipërinë,
Fare ta shkretojnë!
Asnjëherë s’të ngop,
Parja dhe pushteti,
Edhe thonë: “Pas nesh,
U bëftë kijameti!”
Borgjezi e Salës,
Tek ne s’ka traditë,
Se u bënë të tillë,
Vetëm për një ditë!
Aq sa do një pulë,
Për të bërë vezë,
Pasuritë vihen,
Nga brezi në brez!
Një borgjez i thekur,
Dhe Sala na doli?!
O do jesh borgjez,
O nga Viçidoli!
Kur në kucur druri,
Kokën ke mbështetur,
Kucuri në kokë,
Për jetë të ka mbetur!