Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Furkaçet e Berishës

Parti e Idrizit,
Edhe LSI-ja,
Furkaçet e Salës,
Janë që të dyja!

Gjithë furkaçet janë,
Pengesë e zararit,
Vihen që mos bjerë,
Barra e gomarit!

Dhe që xhaxha Salës,
Ne t’i vëmë paçet,
Duhet që së pari,
T’i heqim furkaçet!

Duhet që t’u themi,
Dhe gjithë të tjerëve,
T’u bëjmë të ditur,
Brumin e “liderëve”!

Të dy këta janë,
Fare të pabesë,
Dhe gjithçka e bëjnë,
Veç për interes!

Për xhepin e tyre,
Por edhe për klanet,
Që bëjnë të mundur,
Të mos prishen planet!

Veç pas një dekade,
Drizua u kujtua,
Dhe për çështjen çame,
Krejt u përvëlua!

Tani tha Idrizua,
U bë deti kos…
Ku ishe gjer dje,
More marangos?!

Meta u bashkua,
Me zotin Sali,
S’mund ta linte vendin,
Pa një qeveri!

Kështu tha Iliri,
Kur turpin njoftoi,
Po këtë nder vendi,
Aspak s’ia kërkoi!

Më pas foli ndryshe,
Jo si në fillim:
“Në qeveri jemi,
Veç për integrim…”

Tre vite me radhë,
Viç nuk polli lopa,
Jemi dhe më larg,
Tash nga Europa!

Tani Ilir Metës,
Nuk i bën më maska,
Gati katër vjet,
Ka parë për laraska!

Dhe si ky bashkim,
S’besoj të ketë tjetër,
Një lloj të martohet,
Derri me një dhelpër!

Share This Article
3 Comments
  • I MADHERISHMI AGRON DUKA JE I DREJTPERDREJTE DHE TEPER AKTUAL ,POR NJEKOHESISHT I PA ARITESHEM.KE ELOKUENCE POR EDHE DHUNTI.Asnje presje nuk mundet tu heqesh vargjeve te TUA.Per mua eshte kenaqesi te te lexoj,sepse ke fjale LAPIDAR ne krijimtarine tende…….FALEMINDERIT…

  • U gëzuam , që e gjetëm këtë faqe tek ” Dita ” . Kishim kohë , pa të lexuar . Je i freskët dhe origjinal , siç ke qëne . Qëndrimi yt përkon me një luftëtar të pa përkulur të demokracisë së vërtetë . Illo & Milika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *