E populli kurrë,
Ty s’të ka votuar
Gjersa për shumë vite,
Vendit i bëtë zbor,
Pse duhet pushtetin,
Ta mbani me zor?!
Pse duhet me popull,
Prapë të ndizni urat,
Me forcë qëndrojnë,
Vetëm diktaturat!
Qeveritë ngrihen,
Vendit t’i shërbejnë,
Dhe jo në të kundërt,
Misionin ta kthejnë!
Po formulën tuaj,
S’ka zot ta zbërthejë,
Doni që gjithë vendi,
Juve t’u shërbejë!
Pse na shurdhon veshët,
Djall more Sali,
Kur thua gjithë jetën,
Në pushtet do rri?!
Se kur në pushtet,
Rri me zor o trim,
Është e njëjta vepër,
Me një përdhunim!
E populli kurrë,
Ty s’të ka votuar,
Me njëmijë hilera,
Aty ke qëndruar!
S’kanë fituar kurrë,
Falangat e tua,
Tetë vjet ke marrë miell,
Nga e majta hua!
Që para tetë vjetësh,
Të doli rrëshira,
Të mbajti në këmbë,
Xhuvel Shkretëtira!
Dhe tani që shpon,
Më keq se murrizi,
Të mban Ilir Meta,
Dhe Shpëtim Idrizi!
Shkoj për Integrim,
Na tha shoku Metë,
Po Integrim s’pati,
As për herë të tretë!
Është e sigurtë,
Se mot në qershor,
Sala do humbasë,
Dhe s’rri dot me zor!
Të sajojë ç’të dojë,
Nuk ka për t’ia hedhur,
Është bërë bakalaro,
Ka vrarë e ka vjedhur!