Kur qeveria vret Nënën që e lindi
Dy lloj qeverish
Kane njohur shume shtete-
Nje punon per popull
Nje punon per vete !
Kush punon per popull
Koken lart e mban
Edhe eshte e sigurt
Porsi nje luan !
Kush s’punon per popull
E humbet verdikitin
Dhe ne rend te dites
Ka gjithmone konfliktin!
Ka gjithmone konflikt
Me vendin e vet
Fillimisht e vjedh
Dhe pastaj e vret!..
Vendi eshte populli
Nuk eshte qeveria
Populli e lind
Me votat e tija!..
Por ajo me keq
Behet dhe nga xhindi
Gjersa vret pa turp
Nenen qe e lindi !
Ndaj dhe s’mund te themi
Thjesht eshte i pabese
Gjarprit qe lufton
Vec per mbijetese !
Qeveria jone
Eshte tamam ky gjarper
Qe kafshon çdo dite
Popullin e varfer !
Dihet qe çdo gjarpri
Qe kur lindi toka
Nuk i pritet bishti
Po i shtyhet koka !
Ju uroj te gjithve
Paqe dhe shendet
Moralin e vjershes
E kuptoni vete !..
