Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vargjet e Arben Dukës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Rubrika > Vargjet e Arben Dukës
Rubrika

Vargjet e Arben Dukës

anazapta
Published January 8, 2013
Share
SHARE

Kush është parti e tretë

Ndryshe s’do kisha besuar,
Por e tha Bamiri vetë,
Që partia e krijuar,
Do të jetë forca e tretë!

Për Bamirin s’kam ç’të them,
Se e njoh për goxha burrë,
Po mos u nxito – i them,
Forc’e tretë nuk do jesh kurrë

Dhe Idrizi i Çamërisë,
Rendit veten tek të tretët,
Dhe pse herën e kaluar,
S’mori vot’ as nga të vetët!

Ky Idrizi nuk ka shans,
Që të bëhet forca e tretë,
Më e mundur është të ndodhi,
Mos jetë fare deputet!

Gjer tani është LSI-ja,
Permanent në vend të tretë,
Dhe siç thonë bathët e mia,
Përsëri ajo do t’jetë!

Se për Metën do votojnë,
Minimumi skraparllinjtë,
Metën mund ta konkurrojnë,
Mendoj vetëm Kuqezinjtë!

Forca ime, – thotë Kreshniku,
Çdo ditë shtohet edhe shtohet,
Të besoj unë, o lum miku,
Veçse duhet të provohet!

Ceka, Ndoka e Xhuveli,
Nuk do marrin deputetë,
Po Saliu do t’i mjelë,
Të mbushë kazanin e vet!

Për Ballistët dhe Zogistët?
Do jenë zero presje zero!
Besoj se si unë mendon,
Pa dyshim dhe zoti Mero!

anazapta January 8, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • zogisti says:
    January 8, 2013 at 6:09 pm

    zogisteve tu vish verrdalle ti dhe merua se nuk ka bire kurve ti lere me 0,0

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?