Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Vrasjet e Berishës

Sa herë ikin vitet,
Dhe vijnë janarët,
Menjëherë në mendje,
Na vijnë të vrarët!

Në sy na fanitet,
Si në film horror,
Vetë Kryeministri,
Me kallash në dorë!

Me kallash në dorë,
Me maskë në fytyrë,
Si një xhihadist,
Në fe dhe detyrë!

Bash përpara zyrës,
Nja dy vjet më parë,
Vrau xhihadisti,
Plot katër shqiptarë!

Vrau xhihadisti,
Plot katër shqiptarë!
Që natën e vrasjes,
U shfaq shumë krenar!

Dhe tha: “Jam krenar,
Për ekzekutimet,
Sepse më sulmuan,
M’u në kullën time!”

Daltë e kohës fare,
S’ka hyrë tek Salitë,
Se i sundon ende,
Kulla dhe frëngjitë!

Argumenti i kullës,
Është krejt qesharak,
Vrau prapa gardhit,
Ky plak burracak!

Argumenti i kullës,
Është logjikë prej horri,
Në kullën e vet,
S’të vret malësori!

Epos i Kreshnikëve,
Salën përkëdhel,
Or Saliu është,
Thjesht një kriminel!

Është e rëndë kjo fjalë,
Do thonë njerëzia?
Shumë më pak e rëndë,
Se vrasjet e tija!

Share This Article
2 Comments
  • ARBEN DUKËS

    Ç’ia thotë bilbili
    Me emrin Arben
    Zbukuron gazetën
    Me rimat që gjen.

    Ç’ia thotë bilbili
    Dita q’është ditë,
    Na kënaqen veshët
    Na kënaqen sytë

    Ç’ia thotë bilbili
    Në një degë ahu.
    Godet Arben Duka
    Me sa i ha krahu.

    Ç’ia thotë bilbili
    Në një degë pishe
    Bjeri mor Arben
    Ti “çorbës” së prishur.

    “Ditën” tonë tribunë
    E ka bërë Arbeni;
    Nga po u çjerr maskën
    Kopuk e legenë

    Eh mor Arben Duka
    Ty t’u lumtë pena,
    E ke bërë gazetën
    Kala me bedena.

    Godit me shigjeta
    Ngado maskarenjtë,
    Që kur buzëqeshin
    Duken si të shenjtë.

    Vetëm se të shenjtë
    Kurrë nukë janë,
    Në kokë e në bark
    Djallin vetë kanë.

    Godet ti Arben
    Të liqtë kudo.
    Por kush nuk e di
    Derri çfarë do?

    Godet fort Arbeni,
    Veç pa pikë gjaku,
    Ndaj ia puth penën
    Edhe i jap hakun.

    guri shyti

  • Shume te bukura poezite e tua Arben. Shume me te dobishme dhe demaskuese edhe se deklaratat e zbardhta te gjasme opozites. Ne fakt kane forcen e trakteve. I hapin syte njerezve me gjuhen e thjeshte dhe figurative qe perdor. Nuk e di por duhet qe poezite e tua satirike te gjejne nje perhapje me te madhe, qofte edhe duke perdorur Facebook-un, Twiter, etj etj. Duhet te futen ne çdo shtepi qe te dale e keqja jashte Shqiperise, sidomos jashte godinave qeveritare. Urime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *