Lule Ridvan Borxhi!
Realisht o Bode,
Ti nuk je burrec,
Veçse kur ngre zërin,
Blegërin si kec!
Ti dikur ke bërë,
goxha oponencë,
Po tani financat,
Janë në dekadencë!
Na çon borxh’ i brendshëm,
Drejt e në humnerë,
Po ti del e flet,
Si Sala në erë!
Buxhetin e kemi,
Vetëm shi e mjergull,
Ti del edhe thua:
“Jemi shumë në rregull!
Ti s’je agronom,
Zanatin e than,
Dhe e di shumë mirë,
Qe jemi katran!
Alarm dikur vure,
Ti për Piramidat,
Po tani magjira,
Të kanë bërë shtrigat!
Një miliard euro,
Kanë marrë arratinë,
Ti thua: “S’janë gjë,
Kaq për Shqipërinë!”
Të nxjerrin si kukull,
Të flasesh ezber,
Po kjo shumë, o Bode,
Na vërvit në erë!
Më mirë mos dil fare,
Të flasësh o lumë,
Gjithë buxheti ynë,
Veç tri herë më shumë!
Një miliard euro,
Për ty gjë nuk janë?
Do të thotë se juve,
Paski bërë hatanë!
Keni bërë hatanë,
Këtu me rrëmbimet,
Kaq para s’kanë sjellë,
Gjithë privatizimet!
Me ty kasafortat,
Hapin o Ridvan,
Kur duhet të ishe,
Një kryegardian!
Një kryegardian,
Edhe për një lekë,
Po ti Atdhe ziun,
E le krejt pa brekë!
Arben Duka eshte poeti,patrioti dhe luftetari modern.
Respekt