Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Rroftë Dita e Republikës!

Ndofta s’do t’ua thotë njeri,
Ca se s’duan – ca prej frikës,
Se veç sot në Shqipëri,
Është Ditë e Republikës!

Ditë e Njëmbëdhjetë Janarit,
E vitit dyzetë e gjashtë,
Shkroi dorë e fitimtarit:
“Për gjithë jetën mbreti jashtë!”

Republikën që sot kemi,
Zyrat që kanë sharlatanët,
Është e Njëmbëdhjetë Janarit,
Që e ngritën Partizanët!

Po idiotët e pushtetit,
Që veç terr u shohin sytë,
Nxorrën kokallat e mbretit,
Që të fshijnë këtë ditë!

“Shakaxhiu i përparimit”,
Më i madhi Don Kishot,
Si me ditën e çlirimit,
Me të sotmen e ka kot!

Të përmbysë historinë,
Një i marrë mund ta ketë bindje,
E kam fjalën për Salinë,
Që dhe vetë ka dy ditëlindje!

Mund ta pyes unë me nge:
“O Sali Berishë Boriga,
Më thuaj se ç’ditë qe,
Kur u lind Republika?!”

Sala ha veten me dhëmbë,
Si në ditë të kijametit,
Se kjo datë – themel i rëndë,
Është varri i Ahmetit!

Berisha – bishtuk me dritë,
Ka marrë në dorë mauzerin,
Që të pushkatojë çdo ditë,
Që ka lidhje me Enverin!

Nuk kafshohet historia,
Siç mund të kafshosh një petull,
Enveri dhe shteti i tij,
Qeverisën gjysmë shekull!

Për mua s’kanë asnjë vlerë,
Se ç’thonë këta këllira,
Se peshë e atij regjimi,
Anon më shumë nga e mira!

Ndaj gjëmoj si valë e detit,
Larg prej territ dhe prej frikës:
“Poshtë larot e pushtetit,
Rroftë Ditë e Republikës!”

Share This Article
1 Comment
  • E sakte ,sot eshte dita e Republikes se dyte te Shqiperise
    . Republika e pare eshte me 31 Janar 1925 deri 1 Shtator 1928
    .duhet te pergezojme autorin qe po na ndihmon ne kujtese te historise.
    Te gjitha institucionet e Shqiperise duhet te kene foton e Presidentit aktual . Ndersa ne Presidence duhet te jete foto e Presidentit te pare te Republikes Shqiptare Ahmet Zogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *