Vargjet e Arben Dukës

anazapta

DY POEZI

NË NJË SHKËMB TË LARTË!

Kur bën një të mirë,
Shkruaje në rërë,
Dhe mos e kujto,
Atë që ke bërë!

Shkruaje në rërë,
Në një shkretëtirë,
Ndryshe s’mund të jesh,
Një njeri i mirë!

Po ty kur të bëhet,
E mira në jetë,
Nuk mundet ta shkruash,
Në një vend të shkretë!

Po t’u bë e mira,
Ta gdhendësh me daltë,
Në një gur të fortë,
Në një shkëmb të lartë!

Gdhende edhe gdhende,
Në shkëmb e në gurë,
Mikun dhe të mirën,
Mos i harrosh kurrë!

ÇASTI QË JETOJMË

Kohën që kalon,

Asnjë s’e kthen dot,

Njeriu jeton,

Sot dhe vetëm sot!

 

Dita që do vijë,
Është një sekret,
Asnjë s’mund ta dijë,
Se si do të jetë!

Njeriu si deti,
S’është i pakufishëm,
Ndaj jeto si mbreti,
Çastin e tanishëm!

Ndaj jeto si mbreti,
Orën e tanishme,
Edhe çdo sekondë,
Bëje të magjishme!

Kjo është historia,
Kjo është e vërteta,
Në një çast të vetëm,
Mblidhet gjithë jeta!

Në një çast të vetëm,
E keqja e mira,
Ku nuk ka kufij,
Drita – errësira!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *