Marshi i DITË-s
Eja more Eja
Dil or dil nga reja
Na thërret beteja
Për sulme të reja
Nuk na tremb e liga
As plumbi as thika
As tymi as zjarri
Që ndezi i marri
S’kanë ç’na bëjn’ kusarët
S’na hanë dot zagarët
Po të jemi tok
Jemi Zot në tokë
Të tundim planetin
Të trembim pushtetin
Të ndezim gjithë botën
Mos na vjedhin VOTËN!
Hajdutin ta kapim
Një mësim t’i japim
Dorën krejt t’ja presim
Ose le të vdesim!
Nuk ka ç’bën i marri
Po të ndizet zjarri
Zjarri popullor
Përvëlon çdo horr!
Kush është trim e burrë
O sot ose kurrë
Të bjerë vetëtimë
Përmbi tiraninë!
Të dridhen hajdutët
Porsi liliputët
Nga gjigandi popull
Porsi malet rrotull
Horrin more horrin
Përgjithmonë ta shporrim
T’i ndezim furtunë
Po na bëri dhunë!
Të jehojë jehona
Shqipja është e jona
Se ende s’është bërë
Një shtet për të tërë!
Ta këpusim gjëmbin
Të shpëtojmë vëndin
Nga të gjithë barbarët
Që i vranë shqiptarët
Gjaku i të vrarëve
U thërret shqiptarëve
Buçet që nga varri
Kurrë mos fiket zjarri!