Ka ikur koha e qëndresës!
O shokë të zemrës dhe të besës,
Ne që me shpresë të dritës rrojmë,
Ka ikur koha e qëndresës,
Ka ardhur koha të sulmojmë!
Po doni jetën ta ndryshoni,
Po doni nder e dinjitet,
Asnjë sekondë mos e lejoni,
Të jetë në paqe ky pushtet!
S’ju thotë njeri: “Armët rrëmbeni,
Me zjarr t’ia prishni Salës festat!”
Një armë më të madhe kemi,
Kemi mosbindjen dhe protestat!
Veç vegjëlia ka fuqinë,
Që ta drobisi fare shtetin,
Edhe në zgjedhjet që do vijnë,
Në dor’ të vet ta marrë pushtetin!
S’do pritur dita e qershorit,
Ajo të jetë formalitet,
Ta ndiejë çdo ditë horri i horrit,
Nën këmbë tokën si rrëshqet!
Të ndizet krejt artileria,
Çdo orë t’u numërohen krimet,
Krimet që bëri qeveria,
Vjedhjet me radhë dhe pushkatimet!
Ah, janë të zhytur gjer mbi ballë,
Për ta nuk ka nevojë të shpikësh,
Se këta janë vrasës serialë
Dhe s’janë aspak një tufë komikësh
Çdo orë, çdo ditë t’i sulmojmë,
T’u themi: “Mortja kriminelë!”
Çdo sekondë vrasjet t’u kujtojmë,
Edhe furtunën që kanë mbjellë!
Kush mbolli erë – korri furtunë,
Edhe u nxi u bë katran,
Kush mbjell furtunë ju them unë,
Do korri veç një uragan!
Veç dhëmb për dhëmb e sy më sy,
Ndryshe beteja nuk fitohet,
Gjersa me vrap kjo lukuni,
Nga gjithë zyra të largohet!
Për zyrat ne aspak s’luftojmë,
S’është ky qëllim’ i deklaruar,
Por ato zyra t’i çlirojmë,
Nga kafshët që i kanë pushtuar!
Kusur të mos u lëmë kusarëve,
T’ua kujtojmë vjedhjet çdo orë,
Se ata janë racë e zagarëve,
Ne jemi lisa popullorë!
Te lumte
………………..Te fala nga Lufter Xhuveli dhe Ilir Meta , …………………………………