Homazh për Liri Jaho Gjolikun!
Si na ike moj Liri Gjoliku,
Se ti zemër ishe jetëgjatë,
Jetë zeza qiririn ta fiku,
Ike si pëllumb nëpër natë!
Dy vite më parë ne ishim tok,
Në vijën e parë në demostratë,
Ti thërrisje: “Mbahuni, o shokë…!”
O zonjë fisnike – zemër zjarrtë!
Mund të jetoje fare qetë,
Të shkoje e pasur pleqërinë,
Po ti kreshëroheshe si det,
Kur shihje kudo padrejtësinë!
Të dy ishim tok në demostratë,
Kur me helm Saliu na mbyti,
Dhe nuk bëre prapa asnjë hap,
Po ndenje në këmbë si shkëmb graniti!
Dëshpërim i madh që më ka zënë,
Se të kisha ty si një thesar,
Se të kisha motër edhe nënë,
Lilo zemra, malli më ka marrë!
Lilo zemra, malli më ka marrë,
Se ti je një pjesë e shpirtit tim,
Sonte si fëmijë për ty kam qarë,
Si fëmijë me lot e ngashërim!
Po nuk vij të qaj te varri yt,
Ato hapa vetes ia kursej,
Se aty krejt loti do më mbytë,
Ndaj shikoj, ndofta je këtej!
Ndaj shikoj mos të gjej këtej,
S’më besohet se vërtet ke ikur,
Se ti s’kishe gjak, por zjarr në dej,
Zjarr vigan që s’kishte, jo, të fikur!
Flas me ty, unë Lilo, çdo mëngjes
Shtruar edhe shtruar kuvendojmë,
Në beteja – Lilo do të pres,
Derisa Atdheun ta fitojmë!
Kur të vijë o Lilo dit’e madhe,
Kur e lirë të jetë vërtet kjo tokë,
Kur vatani të mos ketë më halle,
Lilo Labja ikim të dy tok!
Nder elegjit me te ndiera qe kam lexuar!
I qofte dheu i lehte Lilos se Gjolikajve, kesaj Nene dhe Patriote e denje e Familjes qe derdhen shume gjak per Lirine e Memedheut!
DESHPERIM I MADH QE ME KA ZENE
SE TE KISHA TY SI NJE THESAR
SE TË KISHA MOTËR EDHE NËNË
LILO ZEMRA MALLI ME KA MARRË….
Nje Perle e vertete per kete Atdhetare te madhe!
Pershendetje Arben, ti je nje Poet i vertete qe njeh edhe detin e pafund te deshperimit,
Por je edhe i forte ,nje Luftetar i paepur kunder Padrejtesise!