Se me ne Allahu, gjithmonë bën shakara!
Sipas protokollit,
Këtu e më para,
Se me ne Allahu,
Gjithmonë bën shakara!
Se gjithmonë Allahu,
Me ne keqas tallet,
Lartëson kënetat,
Edhe gropos malet!
Qaj moj Shqipëri,
Ulëri e gjorë,
Gjersa Jozefina,
Sot të ka në dorë!
Shtatë dekada para,
Më lartë qe vatani,
Ku është Jozefina,
Ku Omer Nishani?!
Ku Omer Nishani,
Kryetar i Parë,
Në Paris e Vjenë,
Gradat i kish marë!
Po Topalli erdhi,
Drejt nga misërishtja,
Në siklet të madh,
U vu gegërishtja!
Gjuhën dritë të Mjedës,
Bylbylin këndoi,
Kryetarja jonë,
Krejt e masakroi!
Gjuhës së Lahutës,
Që ka gdhendur Fishta,
Ditë për ditë prej hutës,
Keq i ngjiten bishta!
Po si flet e shkruan,
S’është dhe aq problem,
Sa ç’është urrejtja,
Që e ka në gen!
Që e ka në gen,
Dhe kurrë s’e maskon,
Po ç’të bëmë, o Zot,
Që na injoron?!
Që na injoron,
E nuk na qan hallin,
Më mirë duroj varrin,
Mos dëgjoj Topallin!
T’u lumtë pena dhe mëndja , idashur Arben . Illo
Omer Nishani ka qene Kryetar i Presidiumit pra i barabarte me Presidentin sot ,pasi vrau vehten me 2 plumba u zevendsua nga Haxhi Lleshi dhe me radhe .Kryetar Kuvendi kemi Gjinushin , Pllumbin ,Dokle ,Topalli sot……..Cdo formacion politik perfaqesohet me vota keshtu edhe sot…………………………………….Kur flitet per Jozefina Topallin me kujtohet qe kam lexuar qe Mbreti i Frances kishte nxjerre nje dekret qe nuk lejonte te benin duel ,pra te hidhej dorashka mes dy personave po te mos jene te nje rangu shoqeror…………..se pastaj ftohej ne duel nje fisnik nga nje jevg e pastaj !!!!!!!!!!!!!!!????????????
Zoti me ne tallet
qe te na shtoje hallin,
njehere nxjerr Berishen,
njehere nxjerr Topallin.
Shpesh i nxjerr te dy
per te bere estrade,
si ta kthesh rakine
me pak limonade.
Salua flet anglisht
ne rreze te ahishtes
Jozi s’rri ne bisht;
flet gjuhen e Fishtes…
Qe te qeshe mileti
e te loze dynjaja,
keta dy trimoshe
kane por..dhe te medhaja.
Na e gjeti Zoti
kete maskarade,
kur nuk kemi buke
le te hame estrade.