PA TITULL
Nga jeta vërtetë,
Asgjë s’do të dinim,
Po mos mbanim gjallë,
Shpresën dhe besimin!
Shpresën dhe besimin,
Edhe dashurinë,
Ato që njeri,
E bëjnë Njerinë!
Ato që i japin,
Një nur perëndie,
Po si mund ta dimë,
Kush qëndron në krye?
Shpresa dhe besimi,
Për ëndrrat e vrara,
Porse dashuria,
Vjen gjithmonë e para!
Ajo është e para,
Që të gjithë e dimë,
Se pa dashuri,
S’marrim dot as frymë!
Ajo është e para,
Edhe kurrë nuk vdes,
Ku s’ka dashuri,
S’ka besim e shpresë!
***
Vlen në jetë paraja,
Edhe pasuria,
Po nuk vlen vërtetë,
Sa vlen miqësia!
E shkroi historia,
Shumë kohë më parë,
Se një mik i mirë,
Vlen mbi çdo thesar!
Vlen mbi çdo thesar,
Vlen mbi çdo çiflik,
Se paraja kurrë,
Nuk të bëhet mik!
Paraja e bardhë,
Për të zezë thonë,
Po miku i mirë,
Është përgjithmonë!
Sado që të kesh,
Asnjëherë s’ke plot,
Ndaj pa miq e shokë,
Mos më lër, o Zot!
Skam pse komentoj per vargjet sepse talentin e te madhit BEN DUKA do e kene zili dhe per shume vite me radhe