NANO TRADHETARI
( POEMTH ME KATËR PJESË)
Pjesa 1
Tani që pak kohë,
nga zgjedhjet na mbenë,
ka mundësi që Nanua,
të na dalë në skenë!
Meqë shumë kujtesë,
nuk ka shqipëtari,
ka mundësi të dali,
porsi shpëtimtari!
Nano bëj ç’të duash,
askush nuk të mban,
po këto 8 vite,
ku ishe katran?!
Veç tri herë je kthyer,
pak të kemi kapur,
erdhe për Lul Bashën
ja dhe votën hapur!
Ja dhe votën hapur,
se je burrë i zoti,
votën deklaroi,
edhe Kastrioti!
Kaq mjafton o Nano,
dhe huri e di,
që mos të të qasim,
kurrë më në shtëpi!
Ti në grykë je zhytur,
në llum tradhëtie
Ne me luftë të bëmë,
shumë kohë zot shtëpie!
Ne për ty me shkop,
shpellarët na grinë,
po ti krejt pa turp,
puthesh me Salinë!
Për ty protestuam,
me zemër çeliku,
kur thërrisja: “Nano!”,
Më rrëmbeu SHIKU!
Unë jam trumbetar,
nuk hesht dot si murg,
për ty treqind veta,
u plasën në burg!.
Kundër nesh të eci,
ora nëpër mote,
kemi tetë vite,
hamë nga çorba jote!
vijon nesër