NANO TRADHETARI
( POEMTH ME KATËR PJESË)
Pjesa 2
Demagog pa fre,
Shumë vite na veli,
Një prodhim i tij,
Është Lufter Xhuveli!
Demagog pa fre,
Sot e gjithë jeta,
Një prodhim i tij,
Është dhe Ilir Meta!
Fjalën ka të hidhur,
Dhe shpon si murrizi,
Një prodhim i tij,
Dhe Shpëtim Idrizi!
E shihni çka bërë,
Ky biçim “kollosi”,
Edhe Kaç Islami,
Është gjellë Fatosi!
Me Fatosin ishim,
Të gjithë në një lundër,
Që kur na la pendët,
Ka anuar kundër!
I kujtoj të gjitha,
Dhe sa nuk pëlcas,
Ka nja dhjetë Legena,
Që i venë nga pas!
Të shumtit e dinë,
Se në jetën tënde,
Të majtës, o Nano,
I ke bërë shumë dëme!
Partisë Socialiste,
Që të dha veç prikë,
Tetë vjet i qëndrove,
Nga mbrapa me thikë!
Tetë vite nuk ke,
Me se të krenohesh,
Më mirë mos dil fare,
Që krejt të harrohesh!
Por ti dhe po dole,
Dhe pse do bësh ngjalën,
Do jesh kundra nesh,
Në një front me Salën!
Më bukur se kaq nuk mund të shkruhet biografija partiake e këtij megallomani dhe pseudo politikani . Njeri i idealeve të përmbysura dhe pa kulturë fondamentale . Njeri , që nuk di të bëjë asgjë praktikisht të dobishme . Njeri , që vetëm i nëmërohen dështimet dhe mburret . Tregojnë se i tillë ka qënë qysh i vogël . Njeriu nuk ndryshon në karakter , veç rrit përmasat trupore . Fatosin do ta kujtojnë brezat , sepse do lexojnë në pafundësi vargjet e Poetit të famshëm , Arben Duka . Illo
Mero Baze ne linjen e vete dhe Arben Duka ne te tijen jane me te vertete yje qe me rrezet e tyre po ndriçojne çdo dite mendjet e shqiptareve .
Shqiptaret jane te etur shume per te verteten,per ta zbuluare ate dhe per ta pervetesuare ate,per ta shijuare ate.Keta dy shqiptare te vertete po bejne te pamunduren per ta rçuare kete si peshqesh ne deren e çdo shqiptari.Bravo,Bravo,Bravo dhe pena ju befte top per te miren e ketij populli.