Nano Tradhëtari
(Poemth me 4 pjesë)
Pjesa 3
Unë jam bërë o Nano,
“Nderi i Lunxhërisë”,
Ndërsa ty të mbyti,
Baltë e tradhëtisë!
Këtë po e shkruaj,
Se ka që s’e dinë,
Se për dreq ne jemi,
Tok nga një krahinë!
Ndaj dhe këto vargje,
Hiç me qejf s’i shkruaj,
Po ti tash je bërë,
Tamam një i huaj!
Tamam një i huaj,
Që merr arratinë,
Dhe për socialistët,
Dhe për Lunxhërinë!
Po na del si Fanti,
Kur kemi të korra,
Po vatani thotë:
“U dhash’ shumë o horra!”
Jo! Ty asnjëherë,
Koha s’do të falë,
Për të vrarët s’fole,
As edhe një fjalë!
Për të vrarët s’fole,
Kurrë s’i nderove,
Bashën që i vrau,
Erdhe dhe votove!
Ti gjithmonë Berishës,
I ke ndenjur pronto,
Ai gjithë premtimet,
T’i bëri me skonto!
I dhe qeverinë,
Shtove dekadencën,
Ai të mashtroi,
S’ta dha Presidencën!
Ti i dhe pushtetin,
Ai asgjë kurrë,
Ndaj edhe të pyes:
“A ke gjak o burrë?”
Vijon nesër
Ka folur për 21 Janarin edhe kurbetlliu i kazinove . E di ç’ka thënë ? Kanë faj të dy palët e politikës ! , kështu e ka gjykuar myteberi Nano , gjëmën kombëtare , që shkakëtoi Qeverrija me dorë dhe e pa gjithë bota fal punës profesjonale të medjas vizive shqiptare . Lere politikan , por kyj është i mangët nga llogjika normale . Ndjenjën e turpit , kurrë nuk e ka pasur kyj bastard i tranzicionit dhe politikan i dështuar . Illo
Ben i madh je
NANO KARAGJOZI,I BIRI I THANASIT,
QE TE JATIN E PATI ,LEPIRS TE PAPAZIT,
QE NGRINTE FLAMURIN ME VIJA TE GREKUT,
FSHEHUR TE SENDYQI,FSHEHUR PAS DYSHEKUT.
MUND TE JETE AI DHE NGA LUNXHERIA,
POR NE SHPIRTAI KA FLAMURIN ME VIJA.
SE I TILLE U LIND AI SI NANUC,
NUK U LIND GJIGAND ,NE GUN ,E NE BRUC.
NUK FJETI AI VETEM ME SHQIPONJEN,
NUK JETOI AI BASHKE ME ZHGERBONJEN,
NDAJ FRIKEN E KA TE LINDUR NE BARK,
NDAJ EDHE BERISHA E KAPI NE CARK.
ESHTE KARAKTERI I THITHUR NGA FISI,
AI QE BEN BURRIN TE RRENDE SI LISI.
AI QE BEN GURIN TE ZERE RRENJE NE PLIS,
NUK VLEN NJE NANUC I PJERDHUR NE FIS.