Nano Tradhëtari
(Poemth me 4 pjesë)
Pjesa 4
Miq e shokë të dashur,
Gaz të madh do kini,
Kur nëpër ekrane,
T’u shfaqet Emini!
Të shfaqet Emini,
Njëqind pond njeri,
Të na thotë se Nanua,
Erdhi përsëri!
Si ustai i tij,
Dokrra do këpusi,
Erdhi prapë Fatosi,
Domethënë Jezusi!
Do gajasë Eminka,
Çdo punëtor e bujk,
Ata do t’i thonë:
“Pse s’të ha një ujk?!”
Kufomën e Nanos,
S’e ngre dot në këmbë,
Pse s’të ha, o Barçi,
Ty ujku pa dhëmbë!
Nanua në u ktheftë,
Nuk vjen për të mira,
Do bëjë kundër nesh,
Vetëm prapësira!
Si një demagog,
Ai do bëjë ngjalën,
Do jetë kundër nesh,
Në një front me Salën!
Nano arixhofka,
Prapë do ligjërojë,
E si gjer më sot,
Më keq do mashtrojë!
Prapë do ligjërojë,
Dhe do bëjë shantazh,
Ndaj ne po i themi:
“Merre me avash!”
Sido ta gatuash,
S’hahet ajo gjellë,
S’mund ta korrësh ti,
Çfarë ne kemi mbjellë!
S’mund të korrësht ti,
Që ke mbetur jashtë,
E shumta do mbledhësh,
Ndonjë dorë me kashtë!
Ashtu si dikur,
S’e ndan dot kulaçin,
Dhe pse ke me vete,
Barçin edhe Kaçin!
Ajo kashta jote,
S’bluhet dot në mokrra,
Nuk punon mulliri,
Me pesë a gjashtë kokrra!
Pesë a gjashtë kokrra,
Të gjithë zabarhanë,
Për inat të vjehrrës,
Flenë me millonanë!
Millona Saliu,
Që rron me Metistë,
Turp të ketë o Nano,
Që s’të fut në listë!
Tek listë e Saliut,
Kreu të takon,
Se tetë vjet me radhë,
Për ata punon!
Arben Duka témén tja u qishé ketyre kodoshave,fundin tja u nxjerresh,ketyre fytyrave te felliqura si Nano me shoke.Meshire mos kini dhe pena top tju behet kunder ketyre badagçinjve,imoralve,tradhetarve, antikombtareve Poshte felliqesirat,plehrat e kombit.
Tentativat për rikthimin e Nanos , në politikën shqiptare , bota i ka njohur nga Servantesi , në “Don Kishotin” e famshëm . Faleminderit Arben , për këtë shqipërim origjinal , që i ke bërë Sanços shqiptar . Me këtë poezi , fëmijtë e arthëm do të komentojnë në shkollë , se personazhi Sanço i Servantesit ngjan shumë me personazhin Nano , të poetit shqiptar Arben Duka . Illo