Jemi pellazgë
S’është thjesht për folklor,
Për këngët e mia,
Por është e sigurt:
“S’ka si Shqipëria!”
E njoh historinë,
Ndaj dhe jam garant,
Ne jemi një komb,
Fare i veçantë!
Ne jemi një komb,
Shumë e shumë i vjetër,
Më të lashtë se greku,
Edhe çdo komb tjetër!
Kot e kot që flasin,
Monarkot e leshit,
Ne jemi përpara,
Edhe Ginglameshit!
Kot lehin monarkot,
Kot lehin si kone,
Kurrë dot s’na tretën,
Me gjuhë e zakone!
Si këndon shqiptari,
Tek polifonia,
Mundet të këndojë,
Vetëm Perëndia!
Gjithnjë na janë sulur,
Në shekuj të liqtë,
Po farë e shqiptarit,
Është e çeliktë!
Çfarë s’bënë kundër nesh,
Po dot nuk na shuan,
Ne si lisa bjeshke,
Më shumë u shumuam!
S’është problem të ngrihen,
Tani gradaçela,
Po vlejnë më tepër,
Rrënjët aq të thella!
Rrënjët shumë të thella,
Që ka Shqipëria,
Plot shekuj më parë,
Dhe nga Iliria!
Kot që leh një kone,
Kot që lëshon jargë,
Ne jemi të parët,
Se jemi Pellazgë!
SHBA Janar 2013
Shprehjet e tua nuk janë nostalgji , por ndjenjë e thellë atdhetare , ç’ka duket dhe nga vëndi ku i keni shkruar vargjet .Jasht atdheut nostalgjija dyfishohet , për këdo , por ti nuk je kushdo . Kushdo je nga ana numerike , por je poet me ndjenje të pastër dhe talent të veçantë . T’i ke nevojë më shumë për Atdheun , por dhe Atdheu ka nevojë për poetë si ti . Disa flasin , për folklorizëm , por poeti popull ka krijuar perla poetike , në jugë dhe veri . Nuk ka krijus të ç’do profili , që nuk e frymëzon krijimtarija popullore . Kush pretendon të kundërtën , është jasht realitetit . Të uroj shëndet dhe krijimtari të pa ndërprerë . Illo
AZ;ARBEN DUKA NE NJERZIT E NDERSHEM E TE PUNES TE TE DUAM SHUME !
ME THUAJ KU JE
TE TE TE SHOH NJECIKE,
TE VIJ DHE TE GJEJ
DHE NE AMERIKE.
TE TE PERSHENDES,
PER PENEN E ARTE,
TE ZE DHE TE PYES
O BILBIL I ZJARTE.
QE JEMI TE PARET,
E THA HERODOTI,
QE NGA ALEKSANDRI,
GJER TE KASTRIOTI.
QE NGA ALI PASHA ,
TEK SMAIL QEMALI,
ME DJEM DHE ME VASHA,
JEMI SI GURR STRALLI.
SE VETE ZEUSI,
QE ERDHI NGA QIELLI,
ISHTE SHIGJETUSI,
QE DERGOI DJELLI
.
NDAJ DIELLI DHE HENA
DHE VETE AFERDITA,
JANE JO ME TE THENA
BURIME SI DRITA.
JANE TE PARET TANE,
QE NA BENE ME ESHTRA,
NDAJ JEMI TE BARDHE ,
KETO SJANE GENJESHTRA.
GENJESHTRA TE TJERET,
PERPIQEN TE THURIN,
QE TE NA I BJERIN,
DRITEN DHE FLAMURIN.
PO SBJEREN PELLAZGET,
NGJYRE TE ARGJENDE,
QE NE ARGO LIDHE,
MBOLLEN KETE VEND.
QE QYTETERIMIN,
I DHURUAN BOTES,
LINDJES DHE EGJYPTIT,
AZISE DHE EVROPES.
NDAJ DHE KRENARINE,
E KEMI NE GJAK,
QE NE GENIN TONE,
ESHTE LIDHUR SI LAK.
NDAJ DHE BURRERINE,
NA I SHTOI TOKA,
ME NE MBURET GJINDJA ,
BOTA DHE EVROPA.