Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Sala është “ndryshimi”

Më vjen t’ja ve kujës
Më nxihet mendimi
Kur deklaron Sala:
“Ne jemi ndryshimi”

Më duket vrastar
Emri i “ndryshimit”
Kur ai kalon
Në udhën e krimit

Sala është “ndryshimi”
Presje nuk i heq
Por ndryshim’i tij
Është vetëm për keq

Berisha s’besohet
Edhe kur s’gënjen
Se po vrave njerëz
Asgjë tjetër s’vlen

Asgjë tjetër s’vlen
Se ngrihet mbi baltë
Dhe të bësh çdo ditë
Nga një vezë të artë

Unë vezën e artë
E përmenda kot
Se as të zakonshmen
Berisha s’bën dot

Krimi, korrupsioni
Ka arritur maja
Shumë her’ më të larta
Dhe se Himalaja

Kur ke kaq “suksese”
Gallatë e dynjasë
Pse të la Evropa
Plot tri herë në klasë?!

Tri her’ nuk ka ngelur
As tersi i tersit
Dhe të jesh gomari
I githë universit

Ti qenke ndryshimi
Ne pengesa jemi?!
Të na rrosh o Salë
Se estradë të kemi

Thua: “Jam ndryshimi”
Me zë të fuqishëm
Dikur dhe Hitleri
Ka qenë krejt “i ndryshëm”

Ndoshta krahasimi
S’është dhe aq i gjetur
Po bisha fashiste
Ende nuk është tretur

Nuk është shterpëzuar
Barku që e polli
Dhe këtu tek ne
Parvjet vdekjen mbolli

Fashizmi nxjerr kokën
Dhe s’ka aspak brirë
I tillë je po vrave
Sot njerëz të lirë

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *