Hakmarrje për drejtësi (2)
Vijon nga dje
Kur pushteti të vret vllanë,
Ta këput, ta lë të shtrirë,
Pa dyshim që ndizet zemra
Pa dyshim që s’ndihesh mirë!
Gjakun ua derdhi shteti,
Në rrezik s’kishim vatanin,
S’mund t’i falin dot familjet,
Kurrë Aleksin, Hekuranin!
Jetën ua mor’ pushteti,
Edhe qejf bëri qederin,
Askush dhe askush s’i fal,
As Faikun, as Ziverin!
Jetimë nga pushteti mbetën,
Kanë të drejtën e vet’Zotit!
Kan’ fëmijë more të ligj,
Që i treti pikë e lotit!
Jo me NJË, po me NJËMIJË
Është ky shtet në hasmëri,
Ndaj dhe duhet ta kenë frikë,
Hakmarrjen për drejtësi!
Si të jetë një milingonë,
S’mund të vritet një njeri,
Unë ju them ta kini frikë,
Hakmarrjen për drejtësi!
Hij’e krimit do t’u ndjekë,
Pa dyshim një jetë të tërë,
Kur vret njerëz të pafajshëm,
Ca hesape duhen bërë!
Ti që sot po qeveris,
Ulëret e na hedh jargë,
S’do jesh tër’ jetën në blind,
Rrethuar me badigardë!
Jo! Askush nuk ka shpëtuar,
Kur bën vepra kaq mizore,
Dhe kur drejtësi nuk ka,
Ka hakmarrje popullore.
Ka hakmarrje popullore,
Dhe kjo gjë s’ka ndodhur rrallë,
Po t’u nis ajo rrufe,
Burgun ta puthësh në ballë!
Shembujt janë të freskët fare,
I di unë e i di ti,
Di Sadamin në Irak,
Di Kadafin në Libi!
Kur të bëhet rend dhe ligj,
Barabar për çdo njeri,
Veç atëher’ nuk do të ketë,
Hakmarrje për drejtësi!
Ndaj u them edhe një herë,
Çfarë u thashë që në fillim,
Kush ka vrarë e kush ka prerë,
S’mund të shitet gjat’ për trim!
S’mund të shitet gjat’ për trim,
S’mund të shitet gjat’ për burrë,
Kriminelët sa janë gjallë,
Gjum’ i natës s’i zë kurrë!
Gjum’ i natës s’i zë kurrë,
Se në gjumë do shohin tmerre,
Ndjejn’ të ftohtin gjer në palcë,
Dhe në ditë të nxehta vere!
Kush ka vrarë e kush ka prerë,
Kurrë dermani s’i është gjendur,
Pa vetëdije ulërasin,
Sepse jan’gjithmonë të trembur!
Ata janë qenie pa’shpresë,
E ilaçe për ta s’gjenden,
Ca s’durojnë e vrasin veten,
Ca të tjerë nisin e çmenden!
Krimineli s’gjen derman,
Nga një dhomë në tjetrën breth,
Dhe pareshtur duart lan,
Si dikur zonja Makbeth!
Por s’ju lan as oqeani,
Ju që kini vrarë! Dhe pikë!
Po të isha në vend’ tuaj,
Marrjen-Hak do kisha frikë!
Hakmarrja është instikt njerëzor , që respektohet nga feja dhe nga morali i ç’do shoqërije , në të tëra kohrat . Ndëshkimet pas luftrave , ishin thjesht hakmarrje zyrtare . Nurenbergu ishte hakmarrje e ngritur në nivel botëror . Vet Drejtësija është hakmarrje e institutinalizuar . Kërkohet të dënohen krimet e komunizmit , për të realizuar hakmarrjen ligjore . Arbeni kurrë nuk gabon , në rrafshin historik dhe filozofik , sepse është poet , që lexon . Konformizmin nuk e njef ku bie me shtëpi . Është mik i diturisë , prandaj është i dashur nga shumica e lexusve . Illo
Hakmarja per drejtesi eshte varianti i puçit te 21 Janarit. kete te fundit televizionet ja dogjen si karte ne dore, me te paren vazhdon sa here i duhet te bej presion.
Endera e Saliut vazhdon qe te jetoje si nje shantazh per shqiptaret.