Për Topin dhe Spahiun
Topi nuk e do Berishën,
Dhe e demonstron,
Po me opozitën tjetër,
Votat s’i bashkon!
Po të njëjtën deklaratë,
Porsi zoti Top,
Dhe Spahiu i AK-së,
Në një linjë ia ngop!
Pak a shumë këto dy forca,
Kanë elektorat,
Por vërtiten rrotull vetes,
Si të zëna mat!
Saliun me rrënjë e degë,
E anatemuan,
Po çudi as socialisten,
Asnjë çikë s’e duan!
Punët e partisë së tyre,
Ata i dinë mirë,
Po mua të dy më duken,
Pakëz si të fryrë!
Ata kurrë nuk janë provuar,
S’dihet në do marrin,
Ndaj këmborë në qafë të tjetrit,
Nuk kanë pse të varin!
Ata thonë nuk marrim pjesë,
Ne në qeveri,
Po për bust në parlament,
S’të voton njeri!
Me ata që vijnë mitingjesh,
Votat dot s’i mat,
Se ca vijnë thjesht për kureshtje,
Dhe ca për gallatë!
Të dy më duken miopë,
Me çka deklarojnë,
Se pa një parti të madhe,
Votat krejt firojnë!
Nga këta të dy PS-ja,
Nuk ka përfitim,
Po këta fitojnë shumë,
Po qenë në grupim!
Mijëra vota mund t’ju humbin,
E të venë për lesh,
Po qe se do jenë të ndarë,
Dhe jo brenda nesh!
Kreshniku është optimist,
Nuk e di, s’ka faj,
Po të mbledhësh dhjetë mijë vota,
S’është dhe aq kollaj!
Të votojnë në çdo qark,
Edhe pesëmijë vetë,
Po do mbetesh keq në çark,
Pa një deputet!
o Arben po me ke meresh me ate qe deri dje fliste me heshtje tani ka shperthere si vaji ne arme dhe tani po mundohet te beje role e liderit te madh te demokracise . Kapia e te gjitha hallkave te shtetit nga Berisha ishte dhe meshtesia e Topit se po te kishte levizur ai brenda pozicionit qe i lejonte kushtetuta e ligji tjeter rruge do kishte mare vendi tani .Ri i thoje zotrise se je gedhire i ograisur e se mbledh dot veten Ty te lumte pena dhe mendja top.
Andej nga Dibra thone: ” Hop kungull e hop ne gardh” ose “I fryn puplat si misrak (gjel deti)” dhe te tille kemi pare shume gjate ketyre viteve qe, se fundmi, kane mbetur harriq! Me tej dihet: do te perfundojne andej nga erdhen: nen sqetullat e Sales.