Vargjet e Arben Dukës

anazapta

LETËR ARVIZUSË

Të kam thënë o mik,
dy vite të shkuar,
të mos i mbështesësh,
këta të mallkuar!

Të rrish neutral,
të kam thënë vërtetë,
se një fjalë e jotja,
Salës i jep jetë!

Salës i jep jetë,
edhe energji,
për t’i bërë punët,
zi edhe më zi!

Mos e mbështet Salën,
të kam thënë or mik,
se ai në thelb,
është një islamik!

Është një islamik,
e ke prej Arbenit,
jo nga të Kuranit,
po të Bin Ladenit!

Dikur ju ja shkruat,
emrin në një listë,
po ai s’ndryshoi,
mbeti terrorist!

Ai këtë popull,
me kohë e ka vrarë,
s’u shpalos si vrasës,
vetëm në Janar!

Është krejt i pacipë,
dhe paturp gënjen,
ai Amerikën,
me shpirt e urren!

Tani kundra saj,
s’i ngre ato tone,
po nxjerr që të lehin,
ca të vogla kone!

Tek ty xhan shkëlqen,
me bollëk talenti,
Si s’e sheh Saliun,
Diktator Orienti?!

E ka Mubarakun,
baba shpirtëror,
si mund të mbështetet,
sot një diktator?!

Ta kam thënë me kohë,
po ta them dhe sot,
komunisti i thekur,
nuk ndryshon më dot!

S’mund të jesh me Salën,
aspak optimist,
se dhe me Enverin,
ka qenë ekstremist!

Për Partinë e Punës,
ai bënte gjëmën,
mohonte në çast,
babën edhe mëmën!

Tani përfundimin,
mund ta nxjerrësh Ti,
ç‘e do Perëndimi,
një vrasës si ky?!

Paqe dhe shëndet,
miku im i vjetër,
për hallet që kemi,
të bëra një letër!

Të bëra një letër,
që ta dish or mik,
se jam edhe unë,
Çdo çast në rrezik!

Jo rrezik çfarëdo,
po rrezik për jetën,
se këtu pak njerëz,
e thonë të vërtetën!

Share This Article
8 Comments
  • Poezi shume e bukur, me pathos qytetar dhe njekohsisht i permbajtur dhe dashamires ndaj Personalitetit qe perfaqson ne Shqiperi aleatin tone strategjik.
    Me pelejne tonet e tua te vetpermbajtjes ndaj ambasadorit, se ne fakt, ju Arben karakterizoheni nga shpirti kryengrites ndaj Padrejtesis!…
    Ne fakt Ambasadori eshte thjesht nje percjelles i politikes qeveritare.
    Askush nuk di lidhjet e vjetra e te reja te Berishes me qarqet amerikane.
    Kam pershtypjen se po behet nje loje e piste. Thuaj ndonje fjale kunder Berishes, bej ndonje hetim FBI-je, terhiq vemendjen ne pergjithesi ndonje zyrtar i larte i DASH-it, hidhu hi syve shqiptareve….dhe vazhdo nen rrogoz havazin e vjeter!…
    Vetem naivet nuk e shohin dhe kuptojne qe Berisha ka hedhur ne dore te gjitha pushtetet dhe sillet me shqiptaret jo vetem si Diktator, por po i shkaterron shqiptaret aq keq, sa do te duhen jo disa vite, por dhjetra e dhjetra vjet qe ne Shqiperi te vendoset normaliteti!
    Eshte veshtire te besojme se Qeveria amerikane dhe ambasada e saj nuk e njohin Barbarin tone te Vuçidolit ne detaje!…
    Por edhe vendet e EU-se!
    Por politika amerikane diktohet nga Peshkaqene te medhenj qe u intereson te zhvatin sa me shume Shqiperine dhe shqiptaret!Kurre politika zyrtare amerikane nuk ka qene pa aprovimin e te dy kraheve,republikan dhe demokrat.Por shume Peshkaqene konservatore te politikberjes amerikane mbajne anen e Barbarit tone. Jane te ndare krahet e Politikes si ne Shba dhe ne Europe, sidomos ne Europe…
    Po keshtu dhe qeverit europiane, shohin me shume XHEPIN e tyre se sa XHEPIN e shqiptareve!….
    E vetmja mundesi per ta permbysur Barbarin jane vetem shqiptaret!…
    Por te jemi realist….Shqiptaret jane te perçare!…
    Te perçare ne 100 Parti…., ku nje i bie gozhdes dhe nje patkoit!…(Ka ndonje kryetar partie qe thote se kemi diferenca ideologjike!!!…. O te dhjefsha diferencat ideologjike, kur perpara ke V A R R M I H S I N e Vertete te Shqiperise!…)
    Te perçare ekonomikisht,
    nje pjese kane pune dhe fitojne, nje pjese marrin buke me lista…
    Te perçare me krahina,
    nje pjese e mire e Veriut te Shqiperise, naiv, te paditur, por edhe te joshur nga nje politike lokaliste nuk e kundershtojne Barbarin, sepse kane fituar nje mireqenie dhe nje pune diku ne polici, diku, ne administrate…(Paçka se Krejt Shqiperia po fundoset ne borxhe dhe po shitet barbarisht!)
    Edhe Opozita, eshte e perçare….Nje pjese e drejtuesve te saj kane fituar nje mireqenie qe nuk duane te rrezikojne…
    Nje pjese jane kthyer ne kolone e peste e Barbarit, heshtin, ose thone ndonje fjale sa “me u gjet kola ne pun”…..
    Shiko komentet ketu ne gazete…shumica jane nga emigrantet, te cilet e ballafaqojne gjendjen e mjerushme te Atdheut me demokracit e verteta , ne vendet ku punojne dhe jetojne. Te tjere jane nje pakice e deshperuar qe jetojne ne Shqiperi, por ndihen te pafuqishem, te pa organizuar!…
    Por me e tmerrshmja eshte se Barbari ka hedhur ne dore te gjitha pushtetet!
    Ka fuqine e Pasurise dhe shperdorimit te Pasurive te popullit dhe ben me to çfare te doje!
    Merr borxhe dhe thote, une mund te marre borxhe sa te dua!….
    Ka nje aparat gjigant ( krahasuar me mundesit e Shqiperise) demagogjik te Medias, televizione gazeta…
    Perdor si ti doje qefi administraten, studentet, deri dhe maturantet e shkollave te mesme, duke manipuluar opinionin publik…e te tjera e te tjera…
    Nuk jam disfatist, perpiqem qe ngjarjet ti shoh me realizem dhe pa eufori.
    NE SE DO VAZHDOJE KJO SITUATE, SI DERI TANI….
    BARBARI DO TI FITOJE ZGJEDHJET E ARDHSHME, ME HIR OSE ME PAHIR…
    ATJE DU ATO DO VIHEN NE DYSHIM DHE AQ SA I INTERESON BARBARIT, DO PERDOR PERSERI GJYKATAT, PRESIDENTIN, MJETET E VETA TE REPRESIONIT….
    Dhe nderkombetaret do te bejne ate qe kane bere deri tani…ndonje deklarate as mish as peshk dhe ecejake pa fund…
    Llafe, llafe dhe vetem llafe pa fund!…
    Ndaj dhe une i bashkohem vargjeve te nje poeti shkodran, te botuara sot tek editoriali i M.Bazes, tek “Tema”

    MBAJENI NJEREZ KET SOJ GOGOLIT,
    S’KENI ZEMER. RRINI E FLENI
    PSIKOPATI I VIÇIDOLIT
    PO JU HAN TAMAM SI QENI.

    A KA MA AVNI RUSTEMA
    A KA MA TRIMA SHQIPTAR
    A KA KUSH GJAKUN NDER VENA
    ME E SHEMB KET QEN-ZAGAR…

    Sigurisht, kane mundesi shqiptaret qe te nxjerrin edhe disa Avni Rustema tok .
    Mjafton nje goditje e tille atje ku Barbari shkon te genjeje dite per dite.
    Mjetet per ta kryer kete akt shpetimtar, jane plot.Njerez te pregatitur Shqiperia ka.
    Por ky nuk mund te jete nje akt anarshist, por i mbeshtetur fort nga nje force politike me peshe.
    Shume njerez mund te mendojne se eshte akt Terrorist.
    Historia boterore ka treguar se kur nje person i veshur me pushtet behet TEPER I RREZIKSHEM PER INTERESAT KOMBETARE, denimi maksimal eshte me se i merituar!
    Ka plot mundesi te tjera, si mosbindja civile, largimi total i Opozites nga Parlamenti i çnderuar nga Barbari….
    Problemi eshte, per te menjanuar keshtu nje lufte civile qe do te ish me pasoja te pariparueshme, jo vetem per shqiptaret!
    Me thoni ju lutem sa V R A S J E i ngarkohen direkt dhe indirekt Barbarit shqiptar?!
    Barbari paska te drejte te vrase dhe te sakatoje nje popull te tere,
    NDERSA NJE POPULL I TERE NUK PASKA TE DREJTE TE LARGOJE NJE KERM TE POLITIKES?!…
    Jam dakord me ty Arben, kur shkruan:

    Ai kete popull
    Me kohe e ka vrare,
    Su shpalos si Vrases
    Vetem ne Janar…

  • Politike e gjalle, e rafinuar por ne te njejten kohe dhe e shprehur thjesht dhe shume e kuptueshme per lexuesin. Keshtu jane vargjet tuaja z. Duka. Kur lexoj shkrime e vargje te tilla, them qe Shqiperia ka akoma intelektual e burra qe mund ta bejne kete vend. Faleminderit dhe kurajo ti dhe ne (populli). Respekte!

  • Beni, bravo.Me mir vone se kur. Une mendoj qe qendrimi i Ambasades Amerikane per ne eshte shume i rendesishem dhe na kthen shpresen .Deri tani kam menduar se ishim komplet te braktisur.

  • Si nuk ndryshoj pak per sy te miletit ky komunisti i vjeter i Enver Hoxhes,ky Sali Viçidoli,po si ka mundesi more shok.Ky nuk eshte gje tjeter vieç nje zbatus i perpikte i ligjeve te ngurta komuniste te cilat dilnin si simite furre nga partia dhe tani nga salia.Ne veprime i ngjan shume edhe Duçes i cili per komunistet ka thene:
    Komunistet ne te vertete jane njerez pa ligje.Ky eshte prototip i ketij fenomeni qe nuk do dhe nuk zbaton ligje edhe pse i miraton vete.

    Bravo Arben Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *