Masakër, masakër dhe prapë masakër!
Tani qelbësirat,
Dolën fare hapur,
Për vjedhjet e fundit,
Në panik të kapur!
Albpetrolin duan,
Me urgjencë ta shesin,
Në ikje e sipër,
Ta rrafshojnë thesin!
Doli Haxhinasto,
Në ekran si qyqi,
Dhe po na shpjegonte,
Ca pika nga ligji!
Shumë i vetëkënaqur,
Dhe shumë i sinqertë,
Tha se qe rrëzuar,
E para ofertë!
E para ofertë,
Paskish rënë në ujë,
Ata që e shpallën,
Me zhurmë e me bujë!
Një miliardë euro,
Nuk i thoshin pak,
Kaloi në orgazëm,
Xha Saliu plak!
Atë ditë unë shkrova,
Se mushka nuk pjell,
Ndaj dhe një miliardë,
S’ka idiot t’i sjell!
Plasi si një flluskë,
Ky privatizim,
Këta faqezinj,
S’japin një shpjegim?!
Tani del Edmondua,
Burri rrumbullak,
Dhe thotë do ta shesim,
Nja tre herë më pak!
Kështu e ka ligji,
Që ka xha Salia?
Ç’është gjithë ky nxitim,
O Mond LSI-a?!
Ç’është gjithë ky nxitim,
Miku im i vjetër,
Përse duhet nafta,
Të shitet patjetër?!
Të shitet patjetër,
Dhe me kaq urgjencë,
Tani që pushteti,
Është në dekadencë!
Është në dekadencë,
Krejt në kalbëzim,
Kujt i shkon në hise,
Ky privatizim?!
Tani nuk e fshihni,
Që jeni banditë,
Aq lekë Albpetroli,
I nxjerr në një vit!
Aq lekë Albpetroli,
I nxjerr në një vit,
Juve vegjëlia,
Do t’ju nxjerrë sytë!
Jini proverbialë,
Në hajdutëri,
Çdo orë promovoni,
Nga një krim të ri!
E zhysni Atdheun,
Dhe më thellë në gropë,
Çdo orë me hanxhar,
Prisni nga një copë!
Është pjesëtar në krim,
Kush rri sehirxhi,
Kush do ta ndalojë,
Këtë batërdi?!
Dhe spurdhjaku Lekë,
Në të thatë noton,
Pallatin e “gjyshit”,
Nga Sala kërkon!
Po kërkon pallatin,
Bashkë me oborrin,
Pse s’kërkon Iliri,
Komitet Qëndrorin?!
Kur u ngrit pallati,
Qeni mbret kish ikur,
Mbretëri mavria,
Qe tretur e fikur!
Po s’është hiç çudi,
T’ia kthejë horr’i horrit,
Me sirenë alarmi,
Në prag të qershorit!
Përse nuk u bie,
Në kokë një damblla,
Në ikje e sipër,
Po vjedhin gjithçka!
Në ikje e sipër,
Po bëjnë hatara,
Dhe asnjë pengesë,
Nuk u del përpara!
Nga të katër anët,
Po i bëjnë të zezat,
As dhe një qindarkë,
Nuk do lënë për brezat!
Këta po shfarosin,
Atdheun të tërë,
Sot për t’i ndaluar,
Një gjë duhet bërë!
Grabitja po bëhet,
Çdo ditë më e rëndë,
E gjithë Shqipëria,
Të ngrihet në këmbë!
Deputetët tanë,
Dhe ata pranë nesh,
Le ta lënë Kuvendin,
Të dalin në shesh!
Të dalin në shesh,
Të nisë violencën,
Vendi në rrezik,
Ka dhe ekzistencën!
Më shumë se kaq,
Çfarë duhet pritur,
Po e ha Atdheun,
Një i babëzitur!
Ky i babëzitur,
S’bëhet më sehir,
Do lidhur i tëri,
Me njëzet zinxhirë!
Mbase s’e kupton,
Që po bën kërdinë,
Ndaj dhe duhet mbyllur,
Urgjent në çmendinë!
Mos vdeksh kurre Arben Duka.
Epope si e Ballit eshte.
Te lumte dora e mendja.
Shpirti i Protestes se Poetit!…nje Alarm per cilindo qe i thot vehtes shqiptar!
NE SE BREZAT E ARDHSHEM DUANE TE DINE HISTORIN T R A G J I K E, TE NXJERRJES SE SHQIPERISE NE ANKAND NE KETE ÇEREK SHEKULLI ,
ATA DUHET TI KTHEHEN PENES SE MPREHTE TE ARBEN DUKES….
ME VERTETESI, ME NDJENJE QE TE FAL VETEM SHPIRTI I POETIT,
por edhe me nje atdhedashuri per tu admiruar.
Thuhet i dashur Arben se thelle ne Histori Hunet shkretuan krejt Ballkanin dhe nje pjese te madhe te Europes!
Barbari yne, (dhe çfare Barbari!), po ua kalon edhe shkaterrimeve apokaliptike!…
U shkaterrua çdo pasuri e popullit, industria, bujqesia, pyjet, minierat, fshatrat u kthyen 100 vjet pas….u shkaterrua shendetsia, arsimi, kultura….Nje kaos i vertete mbreteron mbare jeten shqiptare….
Dhe sikur te mos mjaftonin keto, u shiten pasurite e medha te Nentokes,
Tani jane ne shitje e siper edhe ajo çfare ka mbetur, hidrocentralet dhe rezervat ujore!…
Po degjoja dje nje emision televiziv per Suedine.
Çfare kontrasti i madh , krahasuar me Shqiperine!
Ne Suedi ruhet me fanatizmin me te madh çdo pasuri kombetare!
Ne Shqiperi po shkaterrohet dhe shitet barbarisht çdo Pasuri kombetare!
Dhe shqiptaret rrine dhe e bejne sehir, sikur ti ket lidhur kush per gryke!
Jo vellezer, kjo qe po ndodh me Atdheun tone eshte nje Katastrofe…
Por nje Katastrofe ,
qe shitet per mireqenie nga Opiumi demagogjik i Barbarit!
Keto qe shkruan Poeti, nuk jane nje Figure letrare,
por nje Realitet i hidhur, pa hiperbola:
Grabitja eshte e tmerrshme!
Borxhi ku eshte futur Shqiperia eshte katastrofik:
10 M I LI A R D E DOLLARE, PER NJE VEND TE VOGEL SI SHQIPERIA!
Eshte nje K a t a s t r o f e e Vertete!….
Dhe pa dale, ku eshte fundi?!…
Nje Barbar, nje Hijene, nje i Marre qe ka humbur vetkontrollin, nje Bajraktar Primitiv qe i duhet ndalur dora me çdo menyre!
O sot, o kurre!…
te lumte pena z.Arben
Lavdi pendes Tuaj, i ndritur Arben. Respekte te pafundme!
Shume e bukur poezia Juaj z.Duka, por valle do kete ndonje deputet te PS-se ta vere ne jete kete KUSHTRIM tuajin ?.
Ty Arben te lumte pena ne kenaqemi e gezohemi per fjalet tuaja ama sna i mban te cohemi per te protestuar e luftuar . SE duham te behemi te gjithe komandante po pas lufte rendim te kapim te parit.se ne lufte kemi friken e zagarit.
I dashur Arben ! Te vleresoj per Vetmohimin dhe pathosin! Te me falesh,por me dukesh si nje Ze ne shkretetire… Une vleresoj edhe aksiomen : “Dhe i vetem- Trim ne lufte !” ama kur shoh dy rastet e fresketa : Mos solidarizimi me greven e ish te perndjekurve dhe protesten para Gjykates se Tiranes… me ze trishtimi … Gjithesesi, me bese e shprese: Te pershendes !
ju lutem hidheni epopoja e ballit kombetare nga agron duka qe eshte botuar ne nje nga gazzetat ne vitet 1991-1992