Mesila ose deputetja terroriste
(Pjesa e parë)
Mesilë e Saliut,
S’qe mirë nga shëndeti,
E disa miliona,
Ndihmë i dha shteti!
E disa miliona,
Treti nga buxheti,
Dhe pse merr prej vitesh,
Rrogë deputeti!
S’janë dhe aq problem,
Paret për shëndet,
Sa ç’është kjo bezdia,
Që të sjell kur flet!
Reciton në ethe,
Si në prag rreziku,
Kjo ka horizontin,
E një qukapiku!
Më bën të pataksem,
Ky tru i shkretuar,
Injorancë ekstreme,
Gjithmonë ka prodhuar!
Më mirë të mos fliste,
Të rrinte memece,
Sesa të shpalosej,
Si grifshë grindavece!
Në çdo emision,
Gati bën skandal,
Kuptohet që është,
Një kundrapedal!
Kur zbaton detyra,
Që i jap Salia,
I ndizet fytyra,
Keq nga histeria!
Keq nga histeria,
Kur mbron xha Saliun,
Siç mbronte dikur,
Majko Pandeliun!
Tani del e mbron,
Gjykatën e krimit,
Dhe na thotë të presim,
Fundin e vendimit!
Na reciton letrën,
Me një zë damblla!
Ç’të presim, moj qyqe?
Vendimi u dha!
Ti je moj e zezë,
Kujë e ulërimë,
Si nuk të shkon mendja,
Tek ata jetimë?!
Për ata jetimë,
Një fjalë s’e ke thënë,
Është gjynah i Zotit,
Që ti je dhe nënë!
Që ti je dhe nënë,
Apo ke harruar,
Ca nëna të tjera,
Krejt janë përvëluar!
Ti armën s’ke marrë,
Në duart e tua,
Po vret e rivret,
Me profkat që thua!
S’të kërkon njeri,
Tani të pendohesh,
Se ti nuk ke turp,
Që të turpërohesh!
Të kanë zënë sytë,
Gjithë ato që more,
Në dorë të Berishës,
Je kobure qorre!
T’u lumtë dora dhe mëndja , i dashur Arben . Ka shumë ditë , që komjutrin e hap me vargjet e tua . Ato nuk janë dhe kaq gazmore , por janë frymëzuse dhe problemore . Zëmra jote rref me zëmrat e njerzve , që vuajnë . illo
Çfare tipa dhe karaktere paska patur kjo Shqiperi e gjore?!…
U desh pak kohe dhe dolen te gjithe ne driten e diellit!
Palaçot,, kriminelet, hajdutet, te pabeset, zemerzinjt, tradhetaret, spiunet, hileqaret, servilet, dallkauket, zmirzinjt, te pandershmit, kurvat dhe kurvaret, i gjithe pislleku, llumi i shoqerise shqiptare.
Por Demokracia ka nje arme te llahtarisur, SYRI DHE VESHI I MBARE POPULLIT, dolen dhe u provuan karakteret.
Ja dhe dielli i Poetit hedh drite mbi keto karaktere, si syri dhe mendja e nje Populli te tere!
Vetem Arben Duka, ka skalitur me Penen e vet duke i perjetesuar ne histori, Esat Toptanet e rinj, kusaret , kriminelet dhe gjithe llumin e psedopolitikanve
Çfare tipa dhe karaktere paska patur kjo Shqiperi e gjore?!…
U desh pak kohe dhe dolen te gjithe ne driten e diellit!
Sa shume Palaço , kriminele, demagoge, sharlatane, hajdute, te pabese, zemerzinj, tradhetare, spiune, hileqare, servile, dallkauke, cmirzinj,, te pandershm, kurva, dhe kurvare, kodoshe dhe kodoshe, kane dale pa pike turpi, i gjithe pislleku, llumi i shoqerise shqiptare.
Por Demokracia ka nje arme te llahtarisur,
SYRIN DHE VESHIN E MBARE POPULLIT,
ai i shikon dhe degjon si dolen dhe u provuan karakteret!
Ja dhe dielli i Poetit hedh drite mbi keto karaktere, si syri dhe mendja e nje Populli te tere!
Vetem Arben Duka, ka skalitur me Penen e vet duke i perjetesuar ne histori, njerzit me shume fytyra , politikanet qe shiten e blihen si bagetia, hajdutet, kriminelet dhe gjithe llumin e shoqerise.
Arben Duka zgjodhi me kujdes dhe portretizoi me artin e Poezise, sharlatane si Sali Kllouni, Ilir Blloku, Xhuvelet, Islamet, Bodet…
Ja tani dhe Mesilat…
Ky eshte ndeshkimi fatal qe Populli shqiptar u jep me penen e bijve te vet Damken e Turpit Langaraqve qe shfrytezojne besimin e mbare nje shoqerie.
Hajde Arben , mos e kurse Shpaten ndaj Llumit te Shoqerise shqiptare.
Leri te damkosur, ashtu siç jane ne te vertete!
Poeti i vertete flet me gjuhen e Popullit te vet , aspiratat e te cilit pasqyron ne artin e fjales.
Kesaj radhe na doli Mesila e veshur si nje gjimnaziste dhe na tha : – Ja ku jam, ja ku jam ! Edhe ne momentet e fundit te jetes sime , do te mbroj gjykatat dhe shefin tim, Sali Berishen ! Ai kujdeset per mua,me dha miliona per te me sheruar dhe ja di per falnderim !Kush del kundra, do ta var tek Palma !
Mos kini merak se MEsilen do e coj Saliu te i njejti spital ne Itali, madje te i njejti shtrat ky coi edhe Pjeter Arbnorin, Gazideden edhe shume te tjere. Te gjithe ne te njejtin shtrat kane dhene jete. Ajo ma ka marr te keqen, dukej qe ne cere qe e ka zene ndonje semundje mushkrie ose gjoksi dhe nuk e ka te gjate ajo. Po per jetimet e saj kujt do ti vij keq??? Askujt! Te gjithe pjellat e huajduteve, spiuneve, vraseve po na dalin me po te njejta “virtyte” si te prinderve si p.sh Ceka, Zogu, Berishajt etj. Ajo ska menduar per jetimet e saj e jo me per te te tjereve. C;’te mbjellesh do te korresh. Ose c’te mbjell prindi, do korr jetimi ne ratin e Mesiles 🙂
Eh,Arben, talenti
dhe ne sy te duket,
por me ze inati
qe nuk iken, s’tutet.
Jo se kam zili,
as me shkon ne mend
te shpreh dhe nje fjali
une per vargun tend.
Ja qe s’po durokam
kur shikoj te tilla,
ne vargjet e tua,
personazh- Mesila.
Nuk di, a gabohem,
e me vjen te plas.
Por edhe “E KEQJA”,
i duhet pak “class”.
Je i papare Arben. E ke flalen me te forte se plumbat dhe zhurmat e sorrave te Saliut. Qofshe shendosh e mire!
Moj patiqe ,moj patiqe,lena rehat se na vdiqe
Vargjet e Arbenit jane triumf kushtetute per popullin.Penda top tu beft o miku i vegjelise. Arben
ME MESILEN TONE MERET EUROPA
AJO PYETET AU VODHEN VOTAT?
AJO ESHTE KATOLIKE DHE NUK RREN
UNE E VAR TEK PALMA ATE QE GENJEN!
Te lumte, o burre! Ke harruar, o Ben, te perdoresh edhe percaktorin qe eshte bere proverbial si epitet metaforik: “palma e Mesiles”. Bej shaka, te keqen!
Nuk munda te shkruaj ketu ne diten perkatese dhe po dal “jashte temes se sotme” me disa bejte jo aq te qelluara:
Koment per Arben Duken ne letren me vargje per Arvizunë te gazeta “Dita”
Te lumte Poet,
Te ben nder Arben
Qe drejtedrejt flet,
por per jenkin s’ia vlen!
Degjome , o djale,
Jam i vjeter une:
Veç nje jenki dha fjale
Qe na beri pune.
Veç per poza jane,
Kur menget perveshin:
Lemsh e bejn’ dynjane
E pas perdes qeshin:
“Tymi drejt për ta
Duan qe t’u shkoje
U shoft’ bota e tere,
Veç Amerika te rroje!”
Arvizu “burre shteti”
E quajti Berishen,
boll aher’ e mbeshteti,
gudulisi Bishen!
Andaj nuk e besojme,
Sido qe te flase xhipi,
Por me frikë nuk rrojme
sado shtrengohet rripi.
Sala me gjak perseri
Do qe ta beje vendin,
E ka shpirtin thirr te zi
Fjalet s’e trembin qenin.
Opozita faj ka
Qe s’e vuri ne litar,
Ai tash ben hata
Lugati ne zjarr ka karar!
Letren per Arvizune,
Qendisur pleqerisht,
Po ja qe s’ben pune
Nuk ia vlen mjerisht!
Nuk dua kend te fyej,
Me ndrit fjalet Zoti mua,
Kur penden une e ngjyej
Veç te drejten puro dua!
Pra, … o burre, mos u fyej!
Tiranë, më 10 shkurt 2013
te lumte qe na lehteson me keto vargje z Arben