Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vargjet e Arben Dukës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Rubrika > Vargjet e Arben Dukës
Rubrika

Vargjet e Arben Dukës

anazapta
Published February 15, 2013
Share
SHARE

Kur ai që vret, jep edhe vendimin!

Sot në Shqipëri,
Është i marrë vërtet,
Kush kërkon nga krimbat,
Pak integritet!

Njëlloj virgjërinë,
Si t’i kërkosh vromës,
Se mori të krisur,
Që nga Gjyq’ i Tomës!

Që nga Gjyq’ i Tomës,
Në Kolegj Zgjedhor,
Kur ia dha lulashit,
Mandatin në dorë!

Kur Ndreca me Sashën,
Vendin keq e zhyen,
(dhe ne me gjithë lecka,
zagarët s’i ‘shqyem’!)

Kur provën e parë,
Kaloi poshtërsia,
Ashtu do të nxihej,
Çdo ditë drejtësia!

Ne e toleruam,
Pa shkak atë krim,
Ndaj dhe sot ky tjetri,
Na doli kaq trim!

Ai kundra ligjit,
Doli fare hapur,
Se Sali hulera,
Në çark i ka kapur!

Sala s’i thotë kujt,
Bëj kështu o zgjyrë,
Po fryma e tij,
Qelbet në çdo zyrë!

Mbase s’e njeh fare,
As Hoxhën, as Tomën,
Po me frymë të tij,
U ka zënë firomën!

Sala porosi,
Nuk jep për legenin,
Se ka infektuar,
Që të gjithë sistemin!

Për ata qyqarë,
Nuk mjafton mëshira,
Se gjithnjë vendosin,
Siç do shkretëtira!

Qyqarët e shkretë,
Veç lexojnë vendimin,
Se ai që vret,
Jep edhe dënimin!

E drejta është vrarë,
S’ka marrë thjesht të krisur,
Ndaj i gjithë sistemi,
Krejt duhet përmbysur!

Të ngrihet e gjitha,
Mbi themel të ri,
Dhe mostrat të shkruhen,
Në librin e zi!

Ngushtë më zure, Thano,
Po ti nuk e dije,
Kur për një surrat,
Më thoshje: “Pështyje!”

Të kam thënë, o bir,
Dhe presje s’i heq,
Për pështymën time,
Mua më vjen keq!

Të kam thënë, o Thano,
Që të kam si lis,
Tek ata pështyma,
Do më bëhet pis!

anazapta February 15, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • bylis says:
    February 15, 2013 at 4:42 pm

    i madhi arben duka

    Reply
  • leon68 says:
    February 15, 2013 at 5:35 pm

    Tek ata peshtyma
    do me behet pis
    Thenie e madhe dhe me se e vertete z Arben . Na cllodh me keto vargje te bukura dhe aktuale.
    FALEMINDERIT

    Reply
  • drini says:
    February 15, 2013 at 7:00 pm

    Je miniere e fjales shqipe.Eshte i vetem moment qe shqipetareve u heq te vrejturen ne portret e u jep gezit.Je perla e poezise Shqipetare.Mos vdeksh kurr.Uroj te mos ta lexoje ai kanibali se bashku me A.çanin se te dy ta bejne peshtymen pis.Te faleminderit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?