EPOPEJA E KUSARËVE
Pjesa e katërt
Ky emri “kusar”,
Është plot me ngjyrime,
Dhe në fonetikë,
Plot me tingëllime!
Dikur me kusarët,
Mburrej Labëria,
Tek një vjedhje dashi,
Dukej trimëria!
Kush vidhte një dash,
Të madh e të dukur,
Do merrte për nuse,
Vajzën më të bukur!
Kusëritë e vogla,
Nëpër këngë mbenë,
Se kusari i sotëm,
Rrëmben gjithë kopenë!
Se tani kusarët,
Kanë forma të reja,
Rrëmbejnë edhe malin,
Ku kullot kopeja!
S’është figurë letrare,
Unë e njoh halldupin,
Që na ka rrëmbyer,
Malin e Çajupit!
Malin e Çajupit,
Përmbi fshatin tim,
E ka marrë një cucë,
Për me ba verim!
Emrin s’po ia them,
Thjesht t’u zgjoj mendimet,
Sepse ai del,
Në gjithë rrëmbimet!
Del në gjithë rrëmbimet,
Se e mbron Ai,
Kjo quhet, o shokë,
Tamam babëzi.
Kjo quhet o shokë,
Super babëzi,
Se një mal të tërë,
Ç’e do njeri!
Dhe s’është vetëm mali,
Kokë e muhabetit,
Po dhe shumë hektarë,
Në bregun e detit!
Në bregun e detit,
Në zemër të Vlorës,
Kaq s’ka parë në ëndërr,
As Princi i Kurorës!
Jo spurdhjaku ynë,
I Lekë mavrisë,
Kam parasysh Karlin,
Princin e Anglisë!
Ai ka të tijat,
Veç gishtat e dorës,
Se të gjitha pronat,
Janë të Kurorës!
Janë të Kurorës,
Prona kombëtare,
S’kanë rënë e s’do bien,
Në duar barbare!
Ndonjëri nga gazi,
Edhe mund të meket,
Atje as mbret’nesha,
S’bën dot si t’i teket!
I paudhi ynë,
Mirë më dëgjo,
I pari është Ligji,
Dhe pastaj Ajo!
Po ju që u rritët,
Në pyll e katund,
Të parë kini veten,
Dhe ligjin në fund!
Po këtu nuk ka,
Ligj e drejtësi,
Jo më kot Spartaku,
Bëri një parti!
Ju lumte! Cdo gjeja i behet derman, por pasurine kombetare si ta rimarrin??? Pa pasuri kombetare, jemi zero, si argat ne tokat tona. Eshte e pafalshme cfare na kane bere!
NA KANE BERE SE JEMI NE KATOC PER KAQOLA,FRIKACAKE
ELAMI