Epopeja e Kusarëve
Pjesa e shtatë dhe e fundit
Jo vetëm Saliun,
T’i turrim akrepat,
Se kusarët janë,
Në të katër cepat!
Këtë që po shkruaj,
Të ma mbani mend,
Se dalin nga hiçi,
Dhe hyjnë në Kuvend!
Se dhe nga kjo anë,
S’janë të gjithë shenjtorë,
Por do të kuptohen,
Kur të kenë në dorë!
Kur të kenë në dorë,
Firmën edhe vulën,
A do ngjajn’ me dhelprën,
A do ngjajn’ me pulën!
A do t’i ngjajnë pulës,
Për nga cilësitë,
Që pjell gjatë gjithë vitit,
Nga një vezë çdo ditë!
Vezë e nga një vezë,
Kështu mbushet shporta,
Dhe nuk kam pse zgjedh,
Fjalë më të forta!
Krahasimi im,
Shpëton prej të sharës,
Se na kanë shurdhuar,
Kokoshat e farës!
Kur shportën e kemi,
Bosh e fare bosh,
Nuk kemi nevojë,
Për asnjë kokosh!
Na duhet patjetër,
Në një qeveri,
Të punojë e gjitha,
Si një pulari!
Më bukur se kaq,
S’do ta krahasonit,
A nuk është një shembull,
“Aiba” e Gonit?!
Kusarët që kemi,
Do ikin pa tjetër,
Së bashku me ta,
Edhe fryma e vjetër!
Një tjetër frymëmarrje,
Të gjithë presim ne,
Me këpucë të vjetra,
S’niset rrugë e re!
Do jetë rrugë e gjatë,
Shumë e gjatë beteja,
Ndaj edhe këpucët,
Duhen krejt të reja!
Kjo punë e këpucëve,
Është figuracion,
Ai që do vijë,
Kollaj e kupton!
Kollaj e kupton,
Se është zot me fjalën,
Që njerëzit mos thonë:
“Mirë e kishim Salën!”
Ai kupton mirë,
Se në fjalë është mjeshtër,
Dua me gjithë shpirt,
Mos dali gënjeshtër!
Dua me gjithë shpirt,
Mos dali gënjeshtër,
Mos i them na hodhe,
Nga shiu në breshër!
Sot jam opozitë,
Dhe e kam një bindje,
Se këtu do ketë,
Patjetër Rilindje!
Zhgënjimet pa fund,
Më kanë bërë o mik,
Në vargjet e mia,
Të jem dhe skeptik!
Ai s’mund të jetë,
I paragjykuar,
Sepse me dafina,
Rrugën s’ka të shtruar!
Do marri mbi supe,
Barrë shumë të rënda,
Do duhet të presë,
Ferra edhe gjëmba!
S’është koha dhe vendi,
Të tregojmë grushte,
Duhet ta mbështesim,
Që të gjithë pa kushte!
Duhet që të jenë,
Në një zë shqiptarët,
Është thelbësore,
Të shporren kusarët!
Të shporren kusarët,
Që na bënë rrënimet,
Pastaj s’është vështirë,
Të bësh krahasimet!
Të jesh mbi këta,
S’është dhe aq vështirë,
Se nga ta dhe qeni,
Do ish më i mirë!
Do ish më i mirë,
Se qeni s’është horr,
Po këtu kërkohet,
Ndryshim rrënjësor!
Asnjë gjurmë për shenjë,
Nga këta mos mbetet,
Të jenë të ndara,
Të gjitha pushtetet!
Të shqyhet gjithë rrjeta,
Që bënë merimangat,
Kush ta meritojë,
Hallall t’i ketë prangat!
T’i ketë hallall prangat,
Kot s’i bëri Zoti,
Por jo për hakmarrje,
Si tani idioti!
Po jo një hakmarrje,
Sikur ky tani,
Na është djegur shpirti,
Për pak drejtësi!
Për pak drejtësi,
Në kohëra të reja,
Dhe me këtë fjalë,
Mbaron epopeja!
Po të tjera vargje,
Do t’ju sjell shqiptarëve,
Se s’ikën kollaj,
Koha e zagarëve!
Fund – Shkurt 2013
Shume shume bukur! Komplimente dhe shume faleminderit qe kontriboni me llogjiken dhe kurajon tuaj! Ju lexoj dite per dite! Faleminderit dhe njehere!
Zoti Duka ,je krenaria kombetare .Je si pak uje ne dore qe i ke mbetur ketij populli .
E ke qare zoti Duka ,i presim keto vjersha si i verbri driten .
Ju uroj shendet dhe se shpejti me nje Shqiperi te çliruar nga okupacioni I Mafjes
Faleminderit faleminderiit faleminderit !
Te lumte pena Arben Duka.
Te jemi te sigurt se me Ramen Kryeminister Shqiperia do te rilinde.
Do te zhduket ky batak e kjo fare e keqe qe ka mbjellur prej 22 vjetesh, doktori i bllokut, komunisti i fundit i Europes Lindore, bajga.
Shume, shume e bukur, do zoti nuk zhgenjehemi prape. Kam besim tek Rama.
Te lumte pena, o Ben Duka! Hallall ta befte zoti, te kishte Shqiperia ca me shume si ti, do te ishim bere njerez prej kohesh!
Si gjithmone ke rradhitur inxhi o Arben Vellai. Nderime te pafundme per Ju dhe vargjet e tua te mrekullueshme. Ju uroj jete te gjate e shendet. Miku yt veriror Korabi.
te lumte pena dhe mendja arben duka vargje fantastike je i vetmi qe sjell pak drite ne erresiren shqiptare,dhe jo si ata pseudoartiste bythelepires te pushtetit qe firmosin peticione kunder opozites,edhe une kam besim se shqiperia do rilinde me fitoren e ps dhe edi rames, pastaj te shohim???????…..qofsh gjithmone i nderuar………
KURE uqerit behen qengja dhe mesojne te blegerine,njehere ne 4 vjete mallengjejne njerezine .
Kemishat jane te bardha ….kollarot ngjyra ngjyra pore pjesa me e kuotuar per ta mbetet fytyra.
Ajo qe nuk nxhihet ,as skuqet pore, i afte ne cdo skute te futet.
Dhe tani djali eshte i ri fare pa pervoje dhe drejte bashkise do te fluturoje.
Erion ose Halim…, e ka emrin ,dhe qe kure ka lere as eshte shiture dhe sa eshte blere.
Keshtu thone per te te gjithe ne parti,qengje qe pi dy nena ska kerkund si ky.
Pore ne keto zgjedhje perfate te keqe ka vetem dy pale ,qengja dhe uqer i forte kush i ndane.
Sidoqofte ,ky vende eshte pa prespektive,kandidati per kryetare me qytetaret do ta kete te veshtire,sepse pak dite me pare ndertim pa leje i quajti nje zoteri i ralle.
KURE uqerit behen qengja dhe mesojne te blegerine,njehere ne 4 vjete mallengjejne njerezine Kemishat jane te bardha ….kollarot ngjyra ngjyra pore pjesa me e kuotuar per ta mbetet fytyra.
Kush premton te prishe ndertimet e paligjshme tek parku liqenit,fiton Tiranen!