Letër e nënshkruar,
Gjon Dedaj, Pukë
Opozita për çdo ditë
Të tërë popullin çudit,
Rregulla të reja shpik
Me bojkot të papërfilltë.
Parlamenti është tamam
Ku të marrin pjesë të tanë
Si pozita e opozita
N’parlament bëhet replika.
Se kështu s’ka opozitë
Tuj i sha e tuj bërtitë,
Pa kulturë dhe pa etikë
Duke shpikur çfarë s’ka hije
E tuj sha me libër shpie.
Flet Ristani e Halimi
N’parlament jepet kushtrimi,
Si Halimi e Ristani
Thonë këtu po bahet nami.
Kur në kamb ngrihet Strazimiri
Me tregue se asht më trimi.
Flet Mesila një fjalë të artë
Me vëmendje dëgjojnë gratë,
Nëse burrat kanë frikë dhunën
Lëri gratë të vazhdojnë punën.
Janë në hall këta të ngratët
Po i braktisin aleatët,
Ata i thonë jo bojkotit
Fushë betejë është parlamenti.
Pa dëgjoni o të nisanë
Kalimtarë jemi të tanë,
Jo çdo gjë është pasuria
Po është nderi dhe lavdia,
Jo korrupsioni e poshtërsia.
