VARGJET: Nuk është vetëm Artani…

redaktor

Sapo u botua,
listë e kutisë sime,
me tri-katër emra,
dhe pseudonime!

Një mesazh i ri,
urgjent më ka ardhur,
dhe pseudonimet,
pak a shumë ka zbardhur!

Kur po e lexoja,
për herën e dytë,
ndjeja si nga vendi,
po më dilnin sytë!

Vetëm Artan Hoxhës,
ju qepëm për besë,
po ka si Artani,
në media nja pesë!

Ca emra në mend,
dhe ju mund t’i mbani,
se tek “Opinioni”,
del gjithmonë “Korani”!

Një që qe ministër,
sa një mulahim,
i kishin vënë “Vogli”,
si pseudonim!

Një ministër rendi,
kjo është e veçanta,
bënte edhe vjersha,
ndaj dhe quhej “Çanta”!

Një Kryetar Lidhje,
më pas deputet,
quhej: “Shishe e qumështit”,
çudi e vërtetë!

Një që qe tek “Zëri”,
me PD-në e pleksi,
quhej fiks si ç’është,
domethënë: “Rjepsi!”

Nuk ka shumë logjikë,
po logjikën kape,
pse një gazetar,
thërritej: “Çorape!”

Një gazetar tjetër,
thoni në e pafshi,
ka emër – për emër,
quhet Alfons Ballshi!

Një i ALUIZNI-t,
që ka qenë lum miku,
se kuptoj se pse,
quhej “Qukapiku”?!

Një që në Athinë,
qe ambasadori,
nëpër ato dosje,
quhet “Profesori!”

Një që në financa,
qe shumë kohë i pari,
meqë është nga Korça,
thërritej “Korçari”!

S’mund ta përsërisim,
se ç’qe Jozefina,
po Sali Berisha,
quhej “Penicilina”!

Një ballist i thekur,
që s’i gjendej shoku,
unë nuk e kuptoj,
pse thërritej “Doku”?!

Një që ka shoqatë,
dhe e njeh gjithë Bota,
shumë poetikisht,
e thërrisnin “Holta”!

Dihet që thërritet,
Preçi “Çiftelia”,
po që kish një “Ylli”,
këtë nuk e dija!

Një që tek Fevziu,
hiqet si më burri,
sot ka goxha mjekër,
por quhej “Bozhuri”!

Këto s’i ka shpikur,
një biçim debili,
se një që ka ikur,
quhej “Trëndafili”.

Dy me emra lulesh,
janë tek defteri,
dhe listën e ardhur,
e mbyll “Inxhinieri”!

Po për të një emër,
nuk ka – o lum miku,
si s’ka “Stilolapsi”,
edhe “Masoviku”!

Të gjithë janë aktivë,
me tekst e muzikë,
në gazetari,
dhe në politikë!

Pse nuk hapen dosjet,
thonë këtej nga ne,
kur shumë bashkëpunëtorë,
janë në moshë të re!

S’është qëllimi im,
që t’u nxij fytyrën,
se për atë kohë,
kanë bërë detyrën!

S’e di janë – a s’janë,
Turp’ i Shqipërisë,
po s’mund të jenë Asat,
e demokracisë!

Share This Article
21 Comments
  • Normalisht ata kane bere detyren e tyre ne ate kohe nuk duhet te nxiren ne publik sot Por natyrisht ata jane afruar ne ate kohe dhe kane bere leke ne kete kohe Kjo eshte dhunti e njerzve te tille pavaresisht se une nuk paragjykoj asnje qe ka qene bp ose qe eshte sot i tille pavaresisht nga regjimi dhe sistemi ne te cilen jetuan ose jetojne.

    • hera e pare qe nuk jam dakord me poezite e arben dukes

      1-sepse te gjithe I dine keto emra

      2-eshte krim pas 25 vjetesh te happen keto letra

      DIHET QE PAS 2 PRILLIT 1991 POTHUAJSE GJITHE KJO USHTRI SPIUNASH KALOI NGA SIGURIMI SHTETIT NEN KOMANDEN E ELEZ BIBERAJT & COMPANY

      SI NUK DOLI NDONJE SPIUN I UDB-ASFALIAS DHE ATO TE CIAS QE PUNUAN NE BEOGRAD DHE ATHINE NE ATE KOHE ?

      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET

      Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

      Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

      Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

      Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

      Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

      “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

      Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

      QERSHIA MBI TORTE E LOBIT SERBAMERIKAN
      Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
      Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

      Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

  • Duka ,sa nga keta jane socialSSaliste qe ke votuar ti edhe une 25 vjet me radhe?
    ‘Fol Enver Duka te lumte goja ,fole e mbro te drjtat tona’!

  • O Arben , mos kujto se te kane lene pa ” llagap ” edhe ty, pasi, po te ishte ndryshe do shihje punen tende ti jo te atyre qe ta kane vene llagapin por vetem koka te eshte fut tani dhe nuk e ndien shume , prandaj !

  • Bo bo sa spiuna paskan qene… nje PD e tere..Mire te quhej PARTI E SPIUNEVE.. me kryespiunin Sali PENECILINA.

  • NUK E DI!

    Mbase do t’zberthejme,
    c’faredo lloje kodi,
    po problem do te mbetet,
    kush eshte oktapodi??

    Pak vite me pare,
    shume kush dhe dyshonte!
    ndoshta vet Ramizi,
    mafjen po drejtonte?

    Po tash qe Ramizi,
    iku, vajti, shkoi…
    shkopin e drejtimit,
    kujt ja trashegoi?

    Se nuk me besohet,
    ky shpellar mavrija,
    te jet kaq i vetem,
    per gjithe keto te keqija!!!!

    Duhet pare me tutje,
    tentakulat nga vijne,
    ku eshte “Oktapodi”
    qe po mbyt Shqiperine?

    Eshte vertete vertete,
    per tu alarmuar,
    kur shikon “spiunet”,
    ku jane punesuar!!!.

    E jo pak prej tyre,
    bejne sot prapagande,
    me teori boshe,
    si ushqim pikant!

    Dhe nuk jan te paket
    keta instruktore,
    qe ne bote punojne,
    si “ambasadore”

    Pak e kush i njeh,
    heret ka kuptuar,
    djemte e “komunizmit”
    boten kan pushtuar!

    Eshte vertete cudi!
    si pjella e shejtanit,
    eshte punesuar e tera,
    te “Ruga e Elbasanit”!!!

    Dhe mbahen te huajt,
    si per me te forte,
    po se kodet tona,
    nuk i zberthejne dot!

    Shume mjeshtra te tjere,
    dhe na kan huk-uar,
    me kote jane lodhur,
    nuk na kan c’koduar!

    Nje emigrant thote,
    “ata bene detyren”
    e na vjene pyetja,
    Pse e fshejne fytyren???

    Mjere syte c’po na shohin,
    veshet c’fare degjojne,
    si do na veje halli,
    kujt ne ti besojme?

    Mire duhet menduar!!!!
    ne shekullin e ri,
    ndoshta komunizmi,
    ka nofken “demokraci”?!?!

    NUK E DI!!!…

  • Gjermani tha se i gjeti pa pagese spiunet ne Shqiperi.Enveri gjithe shoket e vet qe vrau i akuzoi per agjente,keta te sotmit me shumice spiune me pseudonime.Po te kishin dale e te thonin se c’kishin bere si spiunime do ishte me ndryshe.Kam respekt per Precin qe tregoiv se ne moshen e gjimnazit e kishin bere spiun, por se nuk kishte bere asnje dem tek ndonje person.Tan Hoxha, alabak, hiqet sikur nuk ka qene i tille kur shume mire mund te shpjegonte.Keta te tjeret qe mohojne cdo gje jane te rezikshem e te futur nga sigurimi me siguri.

  • Mesa di kushdo qe studionte,shkonte me pune ose vizitor jashte shtetit kalonte para nisjes dhe pas kthimit nje duart e sigurimit te shtetit.Pra shkundej mire.
    Ne kete liste eshte dhe penicilina dhe piktori.
    Te gjithe spiunet e serbise dhe greqise u quajten te persekutuar politik dhe sot marrin demshperblimet.
    Me te kaluaren e me nje spiun fshati nuk kemi ose merremi kur nje kemi kryetarin e tyre sekretar organizativ te PS
    Duke denuar spiunet e djeshem ne bllok nuk e di se Cdo bejme me spiunet e Vishos apo me politikanet qe ushtrojne sot detyren e spiunit.
    Problemi jane politikanet spiune por me ligj nuk kemi gje ne

  • Kur i dini kush jane publikojini o te mjere. Nje email anonim dhe dalin nga dora e padukshme. Do ti kuptojme kush jane edhe ne te paditurit. Se ne kete menyre thjesh shantazh me duket mua.

  • Ore me falni,por ka nje keqkuptim!Keni dhene tre pseudonime per spiunin Fari Balliu: 1-Rrjepsi 2-Masoviku 3- Korani !Nuk ka mundesi te kete qene per organet e sigurimit,me i rendesishem Fariu,se Saliu,qe e keni lene vetem me nickname penicilina.

  • Me ‘KORANI’ eshte zedhenesi i propogandes Gobbelsiane apo BIBERIANE-Bledi Fevziu qe alabakerija ka 25 vjet qe mezi pret ta shohe tek ‘opinioni’ me endje qe ne vend te ‘BUKES’ shet ‘HELM’

  • Shqipetari A.Duka,
    A e mer vesh pse ne keto vargje eshte ulur numeri i kAmentuesve te Xhixhilese?
    A e mer vesh se ne kete vend 25 vjet mungon inteligjenca pa te cilen eshte e kote ti biesh gajdes e fyellit ne nje vrime?A e mer vesh se ‘RINIJA’ eshte nen trysnine e ‘sindromes se Stokolmit’ e nuk jeton dot pa ‘PERDHUNUESIT’:Berisha,Nano.Berisha,Blushi,LIKE floriri,Blushi,Rama,Berisha,Basha,Blushi,Bode,Bisha………

  • Te gjithe kryetaret e partive,perjashto Edi Ramen dhe te gjithe drejtuesit e partise demokratike,kane qene dhe jane agjentura te huaja,qe kane vepruar dhe veprojne ne dem te popullit dhe te shtetit shqiptar Me gjithate antishqiptarizem qe ka treguar PD-ja dhe megjithate dem ekonomik qe ka mundur te beje,une them se ajo parti duhet te dale jashte ligjit.

    • Eshe Edi Rama ka qene cimke, apo e ke farruar Saliun kur i permndete pseudonimin gjate kohes qe ishte ne skuadren basketbollit. Ish sigurimsat i drejtojne te gjitha partite deri sot.

  • Po ju poetaruc politik,cfar pseodemimi keni pasur.Per hire te se vertetes keni nje rregu te ulet e nuk ke bere ndonje zorar te madh.Tre-kater ke futur ne burk.Me nje fjal jeni quajtur fukes.

  • Shikoni perderi sa votohet akoma monstra e tradhetise, koropsionit familjare, imoralitetit politik mos prisni ndryshime kushdo qe te qeverise interesat jane ne balance mes krahve, popullin e shqiperine e perfaqesojne dy ndermarrje private shpk-je te rregjistruara ne gjykate PS & PD qe ndrojne administratoret si bankat drejtoret. Do presim deri kur te dalin intetelektualet e ndershem patriot e te kerkojne hapur me emra largimin nga skena politike e atyre qe e ndontin kete skene politike te nevojshme per shoqerine, mbase nuk jane pjekur kushtet akoma por seshpejti do te ndodhe jo nga “reforma” ne drejtesi por nga reforma ne shoqeri.

  • Si basketbollist Edi bente tre pikeshin ne shporten e nenes parti nepermjet sigurimit .Nuk ishte ndonje talent per sport por per te bere spiunin .Ndaj dhe dilte jashte shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *