Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Të nderuar stafi i Ditës! Mbasi lexova artikullin për ministrin e Mbrojtjes grek, Panos Kamenos, më kujtohet një këngë e grupit polifonik të Gumenicës Vlorë, ku disa patriotë nga ky fshat morën pjesë po në Sul të Janinës, ku ngelën shumë të vrarë e të plagosur, dhe kënga vazhdon:
Në Manolas tek mali
Seç briti Fejzo Kanani
Priti o Alush Selami
Se erdhën derrat te gardhi
Kush ngjitet përtej nga buza
Nëpër gjyle nëpër plumba
Abaz Isufi e Nur Duda
Përkrah tyre vinte Guxha
Ky Nur Duda boj ylli
Bashkë me Breshan fakiri
Met Merkua dhe Tafili
Lamën Çuni sulëm thirri
O gumenicjot ku jini
Dërgoni shokët t’i mirrni
Se është vrarë Salih Beqiri
Shahin Pulo djalë i miri
Nga Gumenica në Janinë
Luftuan për Shqipërinë
Krah për krah me Greqinë
Për të shporrur osmallinë…!
Faleminderit! Sh.Veshaj, Gumenicë, Vlorë.
