Sa u ul në tokë,
shkallë e aropllanit,
u fandaks portreti,
i Bujo Nishanit!
Dukej se i ziu,
qe futur në gara,
mos ndonjë i Ramës,
i dilte përpara!
Se veç tij askush,
s’mund ta kishte nderin,
që i pari fare,
të takonte Kerrin!
Duke u lëkundur,
Kerri shkallët zbriste,
gati ra mbi Bujon,
që me ankth e priste!
Ky është Presidenti,
i tha një aty,
sa e zuri Kerrin,
krejt në befasi!
Domosdo që Kerri,
Bujon e takoi,
dymbëdhjetë sekonda,
me të i harxhoi!
Dymbëdhjetë sekonda,
dhe asnjë më shumë,
sepse kishte ardhur,
për të tjera punë!
Për kaq pak sekonda,
dhe kur paq nxiton,
mund të thuash vetëm:
“Si je dhe si shkon?”
I mata sekondat,
kot më kot s’ja futa.
Ç’ne kronikë e Bujos,
qe plot dy minuta!?
Bujua i tha Kerrit,
atë e këtë??
Po nuk kishte kohë,
t’i thoshte asgjë!
Duket ABC-së,
më parë i kish shkuar,
fjala që Nishani,
për shtyp kishte shkruar!
Po ju them e pashë,
me shumë vëmëndje,
Bujua s’i tha dot,
sa kishte në mëndje!.
Bujua shkoi në Rinas,
për pak muhabet,
po e pamë që mbeti,
si fakir i shkretë!
Me mëndje të vet,
Bujua kish vrapuar,
se në protokoll,
s’qe parashikuar!
S’qe parashikuar,
jo për punë inati,
po rangu i Kerrit,
këtu është Bushati!
Bushati e kishte,
pritjen për detyrë,
ndërsa Presidenti,
rri dhe pret në zyrë!
Se është më e lartë,
detyrë e Nishanit,
po shkoi vrap në Rinas,
la kokrrën e namit!
Rama-me Nishanin,
për të shmangur sherrin,
s’dërgoi as Bushatin,
për të pritur Kerrin!
Kerri dhe nga qielli,
të zbriste si zogu,
duhej që ta priste,
vetëm homologu!
S’mund t’i themi Bujos,
je provokator,
thjeshtë se shpalosi,
inat fëminor!
Nuk është se në Rinas,
atë ditë ra bomba,
që Kerri harxhoi,
dymbëdhjetë sekonda!
Po yll mo aman si e ke pershkruar fiks..perle
Ne nje mendje me Nina ? Ja ka futur saliu te shkretit. I tha shko dhe ky pa mustaqe shkoi.Ska as stature per burre shteti ky ibret e mysybeti. Kerri do ta kete kujtuar per ndonje jevg qe mbledh kanace. Ja varnin nje cike me shume atehere kur kishte mustaqe ndersa tani e ngaterrojne me verdallisesit e aeroportit. O Shqiper e mjere sa keq te kane katandisur keta burrat e dhjere qe te kane hipur ne shpatulla. Ja ke qendisur jesmenit mire Arben Lunnxheria ? Nje satire qe ja heq fare kallajin ketij te kallaisurit me boje? Nderime Arben Lunxheria !
.Pas 90-tes u zhduken humoristet dhe me te mire nga ata u bene …DHJETORISTET!
Krahasoni Nishanin kapterr duke mbrojtur dikur bustin e Enver Hoxhes me Nishanin pardje si SANCO PANCO me mision i ngarkuar nga DON KISHOTI BERISHES!
Bujua shkoi në Rinas,
për pak muhabet,
po e pamë që mbeti,
i mbushur ne…breke!
Aman zoti Kerry
Me shpeto nga komunistet
Se une me ty
Do shpetoj nga PISET!
Degjo i tha Kerry me ze te ulet
Ne te mbajme oper gjel,por ti po del PULE!
Fillon me ngasherim
Bujua i shkrete
Se nuk kish dhene provim
Pa e bere ne breke!
Shenim:
Edhe Osman Gazepi i kohes se sat-TRAPIT Zogolli ishte me DINJITOZ se ky gjytyrymi i Berishes!
Dalja e Nishanit ne Rinas do te mbetet per jete ne analet e historise se PROTOKOLLEVE SHTETERORE TE PRITJES NE BOTE si rasti kur nje President Republike MUND TE BEHET KARAGJOZ pa ia kerkuar njeri!
E theshem o Duka
se ç’perben Bujari,
perveç presidentit
eshte koqe kandari
Bujari se fundi
nuk nxihet ne faqe,
tashti e kuptuam
pse nuk mban mustaqe
Upupuuupupu qenka dhe koqe kandari thote ky gjermani i fundit. Dhe me duket se ketej nga lagjia ime koqet e kandarit i quajne dhe koqe gomari. Upupuuupupu.. sa turp..
???
eshte fatkeqesi kombetare.eshte per te qare me shume .
si jemi katandisur gjithe ky komb e nuk paskemi burra shteti , e tmereshme .
Kuse 30 min te gjatoshit me sekretarin e USA i kushtoj shqiptarve dymij irakian dhurat.
O Markujku po pse e gervish se bie ere!Ai i tha Rames “Na ju kina morr gamore e i kene pais me grinkart e ju spo pranokeni “muxhahedine demokrat”!Ai i tha si asht me mire me pas 2000 Marke qe kane lidhje me satrapin Sale apo 2000 muxhahedine qe jane trajnuer tek ne!Se fundi Rama i bindun i beri edhe lutjen e fundit.Po deshe or Kerr merr Kryekrimin e bjerr muxhahedine sa te dush se s’bine ne sy!Shikoni seancen e pasneserme kur ti drejtohet Kryekrimit duke i thane “mire me pyjet po me muxhahedinet ç’pate xhanem qe e ke firmos marveshjen”?
O Mark Uk- Ujka..! Gjatoshi ka mjaft probleme qe e ngarkojne me pergjegjesi, pa ja “faturuar” Muxhahedinet, te cilet ishin premtim te Berishes, problem per te cilin foli e dha dakortesine e plote te PD ne parlament per pritjen e muxhahedineve. Pra vetem ne kete pike bien dakort te dyja partite, per fat te keq..!
Del para avionit si kukull gogol ,por si shtylle porte i bene vehtes gol.
Kur e pa vehten qe rrinte si hu edhe Xhon Kerri i tha ,Po ti ç’deshe kètu?
Mos u xhelozi Mark ujku,një muhaxhaidin po ta çojmë ty të kontribosh për vënidin se të paska ardh keq
FUNDJA LIDHU DHE ME BABËN TËND BËRRISHË DHE VENDOSNI SI DO TË BËHET KJO PUNË,,,!
Mire more Arben,
mire ti e ke shkruar,
por te gjitha gjerat,
nuk i ke treguar!
Epo le te themi,
Bujua qe nxituar,
mos haro, me Bujon,
Lu-ja qe shoqeruar!
Ka shume domethenie,
kjo pamje ka vlere,
sepse politika,
eshte vertete miniere!
Sekondat me Bujon,
nuk kane vlere hic…,
politika flete me:..,
“Body language”!
Lu-ja qe me vehte,
Jarin e kish mare,
e prezantoje Kerrin,
me kete “cifligare”!
E ti mund te flasesh
sic mendja ta mori,
per mua kjo pune,
ishte per “so sorry”!
Rama eshte birre soji,
e jo sorollopi……,
ndaj dhe “nuk ja ha”
dot, qeni shkopin”!
Edhe ne profil nishani, te kujton nje leshko.
Zoti Ben poeti
sesht ky realiteti
tishte per sakatin
do shifte rehatin
Ne airoport
nuk doli per sport
usa urdheroi
kapterri veproi
Mesazhin nga Kerri
se kupton vec derri
te gjith i takoi
vetem nje mungoi
Doni te verteten?
Pysni Ilir Meten 😉
je njesh z.duka. turp per nje palo sakat president
Kur sekretari i shtetit Bejker,erdhi ne Shqiperi ne 1991,pjesen me te madhe te kohes e harxhoi me presidentin Ramiz Alia.Bujar Nishani,o duhet te vendose ndonje tabele ne vend te mustaqeve,o duhet te paguaje ndonje agjenci reklamash per njohjen e funksionit te tij.
Turk per turk behuni bashk o i ri.