VARGJET: Në pritje të një fjalimi të bukur

anazapta

 

 

Ke gati dy vjet,
që në skenë je dukur,
dhe ende s’ke bërë,
një fjalim të bukur!

Kur je opozitë,
e kam thënë shpesh herë,
asgjë – përveç fjalës,
nuk ka ndonjë vlerë!

Dhe kur në mitingje,
me mijëra ke thirrur,
ke folur si Sala,
por me zë të ngjirur!

Në artin e fjalës,
mjeshtrat janë të pakët,
ti je pak a shumë,
një vazhdim i vakët!

Dhe kur do të hiqesh,
si i zëmëruar,
duket se çdo fjalë,
e ke të montuar!

Dukesh i sforcuar,
edhe kur bërtet,
fjala nuk ngjit kurrë,
në një falsitet!

Si ty ndonjëherë,
dhe Rama bërtiste,
po ai në fakt,
dinte si të fliste!

Po Rama në fakt,
dinte si të fliste,
dhe zjarrin në popull,
dinte si ta ndizte!

Dhe zjarrin në popull,
dinte si ta ndizte,
tek ai për dreq,
dhe gënjeshtra ngjiste!

Po tek ty – Lulash,
s’ngjit as e vërteta,
dhe fjala të merr,
gjithnjë tatëpjeta!

Edhe nuk gjen kund,
një improvizim,
sepse mban kudo,
të njëjtin fjalim!

Të njëjtin fjalim,
me të njëjtin ton,
si një punë kokoshi,
fillon e mbaron!

Kokoshi – symbyllur,
mbi pleh kakaris,
se e di përmendësh,
çdo avaz që nis!

Kokoshi këndon,
pa aguar drita,
dhe të njëjtën këngë,
na tregon përdita!

Kur në kakarisje,
shtrëngohesh i tëri,
në kulm të fjalimit,
shpesh të ikën zëri!

Në të tilla halle,
kur të kam vrojtuar,
bo-bo ç’më je dukur,
kaq i dëshpëruar!

Kaq i dëshpëruar,
dhe kaq i vrerosur,
kuptohet-të tutë,
i ke çarmatosur!

Ti nuk di të mbash,
nga ato fjalime,
që edhe Të Majtët,
t’i vësh në mendime!

T’i vësh në mendime,
kur të të dëgjojnë,
dhe një çast për ty,
kthesën ta mendojnë!

Gjer sot tek askush,
ky dyshim s’është dukur,
ti s’di as të mbash,
një fjalim të bukur!

Share This Article
18 Comments
  • Ke te drejte zoti Arben Duka!
    Lulushi dhe soji i lulushve nuk kane kauze!
    Kauza e tyre eshte te vjedhin pushtetin dhe ta perdorin pushtetin per interesat e tyre!…
    Dhe per kete i paudhi Sali,
    mediokri Sali,
    mashtrusi Sali,
    Primitivi Sali,
    Paranojaku Sali,
    Krimineli Sali,
    Kameleoni Sali,
    Don Kishoti Sali, i mesoi ushtaret e tij te synonin pushtetin me cdo kusht, te synonin pasuri me çdo kusht, te josheshin nga Pushteti….
    Ndaj bene dhe bejne te tyret mashtrimet, genjeshtrat, populizmin,
    LUFTËN E PIST POLITIKE !
    Politikane pa kauze!
    Politikanëmashtrus!
    Politikanë, qe nuk mbeshteten ne nje shtrese shoqerore dhe te luftojne per te drejtat e saj!
    Ketyre politikanve u del shpejt boja dhe kallai!…
    Prandaj Lulushi yne duket si nje karabush, fallco, artificial, nuk i ngjit fjala….
    Le më pastaj kur ke mbi supe vjedhje , korrupsion, subjektivizem ne çdo hap!
    Le më pastaj te kesh ne konto pergjegjesine e nje m a s a k r e makabre si vrasjet e 21 Janarit!…
    Vetem ne Shqiperi vegjetojne keta lloj politikanesh kriminel dhe hajdut !…
    Keta e nenvleftesojne Popullin, Opinionin Publik, te cilit nuk i shpeton asgje!
    Nje Demokraci e vertete ua nxjerr shpejt bojen politikanve demagogë!….

  • e degjova ne TV kur po prezantonte Halim kosoven.
    Komplet Saliu
    Ne te folur ne mimike, ne pauzat mes fjalive.
    e tmerrshem cfare kllonimi

  • lulqim udbasha ka te drejte te quhet krimineli me i ndyre shqipfoles por qe gazeta dita po na i servir dite per dite

    KUSH ESHTE KRYEKRIMINELI LULZIM UDBASHA ??

    KUSH ESHTE KY MIK PERSONAL I DAMIR FAZLLICIT QE KA AFTESI TI “KALOJE” VIZEN E KUQE ARVIZUSE DHE KY I FUNDIT TI KERKOJE TE FALUR ATIJ DHE BERISHES MEGJITHESE E PERDHOSEN???

    Emri i tij lidhet me krimet më tronditëse financiare, njerëzore dhe kombëtare, të cilat kanë dominuar historinë dramatike të tranzicionit shqiptar. Nga kamarier i Rinasit dhe përkthyes i rëndomtë i KFOR, djaloshi Lulzim Basha befas u gdhi një ditë milioner dhe i preferuari i parë i familjes Berisha, duke u katapultuar me një shpejtësi marramendëse në postet më të larta të ekzekutivit. Nga një student me të shkuar të errët në Hollandë, ai, falë investimit amerikan dhe bekimit të familjes, sot është qendra e gravitetit e opozitës shqiptare dhe njeriu i dytë më i pushtetshëm në Shqipëri. Ndonëse komandohet dhe kontrollohet nga dora e babait shpirtëror, Sali Berisha, karriera e shpejtë dhe e dyshimtë e Lulzim Bashës, ka tërbuar “ujqërit” e vjetër të Partisë Demokratike, të cilët presin një mjergull për ta shqyer. Gjithsesi, kjo është trajektorja befasuese dhe e pabesueshme e Lulzim Bashës, vija e së cilës është paracaktuar me kujdes të veçantë nga lapsi i Uashingtonit, i mbështetur pa rezerva nga dora e hekurt e Sali Berishës. Ndërkaq, Lulzim Basha nuk është thjeshtë një pasardhës formal i Sali Berishës. Lulzim Basha mund të mos jetë kurrë një pasues i Sali Berishës sa i takon karizmës, autoritetit dhe hijes së liderit. Por, Lulzim Basha është pasardhësi absolut i Sali Berishës, sa i takon abuzimeve me paratë e taksapaguesve shqiptarë, krimeve njerëzore dhe tradhtisë kombëtare. Askush nuk mund ta konkurrojë Sali Berishën sa i takon aferave dhe mëkateve në pushtet, përveç Lulzim Bashës, i cili ka ndërtuar me shpejtësi kullën e tij të korrupsionit, krahas ndërtimit të karrierës politike, pa i njohur kurrë strukturat e Partisë Demokratike dhe jetën opozitare. Në këtë kuadër, Lulzim Basha nuk është katapultuar rastësisht në fronin e pasardhësit të Sali Berishës. Pasi fitoi besimin e amerikanëve, ai i ka ngjitur shkallët e karrierës falë skandaleve më të mëdha financiare. Pas zgjedhjeve të 2005, Lulzim Basha ishte masha e Sali Berishës në të gjitha shpërdorimet, vjedhjet, vrasjet për pushtet, në përvetësimin e pasurive publike, në shitjen e territoreve detare, në vjedhjen e zgjedhjeve dhe vitet e fundit në ndërtimet e paligjshme. Pas çdo skandali kombëtar, Lulzim Basha gradohej në poste të tjera nga Sali Berisha, i cili e shpëtoi edhe nga drejtësia me procedurë.

    Dosja e rrugës “Durrës Kukës”

    Menjëherë pasi u katapultua në krye të Ministrisë së Transporteve, Lulzim Basha konsumoi krimin e parë financiar. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e akuzuan për vjedhjen e 230 milionë eurove, vjedhje e cila theu çdo rekord korrupsioni, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Prokuroria filloi menjëherë hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu në akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkonte deri në 232 milionë euro. Por, Lulzim Basha shpëtoi me procedurë, ndërsa u emërua me shpejtësi në krye të Ministrisë së Jashtme, duke shënuar një tjetër skandal edhe më të rëndë.

    Shitja e detit Greqisë

    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Edhe këtë akt Sali Berisha e kreu nëpërmjet Lulzim Bashës. Është konsideruar si tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Ashtu si dosja e Rrugës së Kombit, edhe dosja e shitjes së detit, mund të hapet në çdo kohë.

    21 Janari, vrasja e 4 qytetarëve

    21 Janari shënon kapërcimin e Lulzim Bashës nga krimet ekonomike dhe kombëtare, tek krimet njerëzore. Me implikimin e tij në vrasjet e 21 Janarit, Lulzim Basha u projektua përfundimisht si pasardhës i Sali Berishës. 21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e asaj qeverie pas Gërdecit, ku sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, i dënuar për vrasje, ia pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Sërish Lulzim Basha i shpëtoi drejtësisë falë mbështetjes së amerikanëve, ndërsa Berisha e bëri kryetar bashkie, që të mos merrej si i pandehur.

    Vjedhja e zgjedhjeve në Tiranë

    Pas krimeve financiare, shitjes së detit dhe vrasjeve të 21 Janarit, Lulzim Bashës i mungonte dimensioni i krimit elektoral. Lulzim Basha, me maskaradën e zgjedhjeve të 2011, sfumoi edhe zgjedhjet e 26 majit të ’96, të orkestruara nga Sali Berisha. Pasi Edi Rama u rikonfirmua në krye të Bashkisë së Tiranës me 10 vota diferencë, ndodhi ajo që la me gojë hapur Evropën. Kutitë e votimit u shqyen në podrumet e KQZ, ndërsa Arben Ristani, Tom Ndreca dhe Sashenka Jonuzi, përmbysën rezultatin në tavolinë dhe shpallën humbësin fitues. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga ambasadori Arvizu, mbyllën njërin sy dhe pranuan maskaradën e turpshme zgjedhore, vetëm e vetëm që Lulzim Basha të mos përmbysej.

    Mashtrimet si kryebashkiak

    Lulzim Basha ka thyer çdo rekord sa i takon dështimeve si kryebashkiak i Tiranës. Emri i tij lidhet me një sërë mashtrimesh dhe skandalesh. Basha mashtroi për 30 mijë vende pune, ndërtimin e tramvajit Kinostudio-Kombinat, kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënien e lejeve për ndërtime të vogla, hipotekimin e të gjitha apartamenteve deri më 15 nëntor 2011, uljen e taksave nga 2-5 herë, heqjen e 60 taksave, financimin e stazhit për ata që mbarojnë universitetin nga bashkia, ndërtimin e parqeve të vogla dhe qendrave argëtuese, ndërtimin e një parku tjetër të madh për Tiranën, kartën e studentit, zhvillimin e 14 qendrave urbane dytësore etj. Ai sfidoi edhe Sali Berishën për mashtrime, kampionin e Shqipërisë për gënjeshtra dhe demagogji në 23 vitet e fundit.

    Plani urbanistik

    Është skandali më i madh financiar i Lulzim Bashës, pas rrugës Durrës-Kukës. Plani i ri Rregullues për Tiranën, një produkt i errët i kryebashkiakut të votave të vjedhura dhe i familjes kryeministrore, reflekton historinë më të zezë korruptive dhe kriminale në 23 vite pluralizëm, me pasoja fatale për të ardhmen e Tiranës dhe qytetarëve të saj. Po ashtu, Basha konsumoi edhe një tjetër aferë financiare, tashmë me projektin e zgjatimit dhe të ndërtimit të bulevardit të ri të Tiranës dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës, ku synon të grabisë rreth 35 milionë USD.

    Armët kimike

    Debati për asgjësimin e helmit të Asadit në Shqipëri, vuri edhe një herë në diskutim investimin amerikan për Lulzim Bashën, të cilin e projektuan dhe e gatuan si liderin e ardhshëm të së djathtës shqiptare. Edhe pse iu betua ambasadorit amerikan në zyrë se nuk do ta hapte gojën për armët kimike, Lulzim Basha i shkoi pas Sali Berishës në vallen e tij antiamerikane, me paranojën se ishin amerikanët ata që e përmbysën nga pushteti në 23 Qershor. Dalja e Lulzim Bashës nga rreshti i Uashingtonit për armët kimike, vuri një pikëpyetje të madhe mbi investimin amerikan. Dhe reagimi i amerikanëve ishte ai që pritej, kur për herë të parë i tregun vijën e kuqe Lulzim Bashës.

    Vdekja e Sokol Olldashit

    Lulzim Basha nuk akuzohet se ka gisht në vdekjen e Sokol Olldashit, por një gjë duket se është e qartë, që Lulzim Basha është përfituesi më i madh nga aksidenti tragjik i Sokol Olldashit. I humb apo jo zgjedhjet e radhës, Lulzim Basha do të vegjetojë qetësisht në krye të PD pa u trazuar nga asnjë kundërshtar i brendshëm. Dështon apo jo si kryetar i opozitës, pozitat e Lulzim Bashës nuk i lëkund askush, pasi makthi i tij më i tmerrshëm, Sokol Olldashi, nuk jeton më. Madje, pritet të ndodhë e kundërta. Lulzim Basha do t’i forcojë pozitat e tij në krye të PD, duke spastruar në bllok të gjithë mbështetësit e Sokol Olldashit, duke filluar që nga Mesila Doda, Ridvan Bode, Astrit Patozi etj. Dhe aksioni i spastrimit të partisë nga kundërshtarët ka nisur. Tre javë pas aksidentit të Sokol Olldashit, kryetari formal i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpallur zgjedhjet në të gjithë piramidën e funksionimit të partisë më të madhe në opozitë, duke marrë nën kontroll strukturat. Ndërkaq, fjalimi patetik i Lulzim Bashës pas vdekjes së dyshimtë të Sokol Olldashit, nuk e fshehu dot gëzimin e tij për shuarjen e rivalit kryesor. Nga ana tjetër, tentativa e Lulzim Bashës për të shuar dyshimet rreth aksidentit, ka shtuar më tej pikëpyetjet rreth versioneve për mënyrën se si Sokol Olldashi humbi jetën natën e 20 nëntorit. Nguti i bashkëkryetarit të PD, Lulzim Basha, për t’i paraqitur si të mrekullueshme raportet me Sokol Olldashin, e bëjnë më të dyshimtë vdekjen e këtij të fundit. Basha tentoi ta paraqiste Olldashin si krahun e tij të djathtë në aksionin opozitar. Madje, Basha arriti deri aty sa të sajonte amanete dhe takime imagjinare.

    Pallati i Vlorës dhe atentati

    Është konsideruar si simbol i paligjshmërisë dhe model i pastrimit të parave. Pronar i pallatit është pikërisht vjehrri i Lulzim Bashës. Inspektoriati Urbanistik Kombëtar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Task-Forca për Mbrojtjen e Territorit kanë konstatuar 27 shkalje të rënda me pasoja penale. Më vonë u zbulua se vjehrri i Lulzim Bashës ua ka blerë tokën dy të vdekurve, por kjo duket se është vetëm maja e ajzbergut të skandalit. Kostoja e ndërtimit të pallatit është e paimagjinueshme të përballohet nga të ardhurat legjitime të vjehrrit të Bashës. Dyshimet se me ndërtimin e pallatit të vjehrrit të Bashës janë pastruar para korrupsioni, sa vijnë e shtohen. Ndërkaq, shfaqja e një makine me eksploziv pranë Kryeministrisë, është një tjetër sinjal që vë në dyshim investimin amerikan për Lulzim Bashën. Edhe pse ky i fundit nuk mund të akuzohet për ngjarjen e djeshme, të gjitha krimet financiare dhe njerëzore të çojnë pashmangshmërisht tek Lulzim Basha.

    LULZIM BASHA = DAMIR FAZLLICI SHQIPFOLES

    • Perfekt ,Komentusi Revoltuar .
      Ky eshte realiteti per ata qe duan ti njohin vertete poltikant
      ose me mir te them pseudopoltikanet sepse ky i tille eshte .
      Nji sqarim i tille duhet ti vij ne ndihme ndergjegjesimit te shqiptareve ,
      duke i injektuar edhe ndjenjen e te qenit i pergjegjshem perball te vertetes e jo demagogjive te poltikes mashtruse antishqiptare e medieve te paguara nga mafia antishqiptare .
      Shqiptaret duhet te lexojne mir kte shkrim ,per mos te bere me qorrin ne jete ,
      por te dijne vertet perse , ky popull jeton ate nivel te ulet jetese dhe te dij te reagoje perball ktyre sharlatanve te paskrupull.

  • Lulushi ka të drejtë të bëjë politikën që i jep udhë heqja e përbashkët (‘ elitare’), ajo udhëheqje që me marëveshje mbajti Berishën në politik në vitin 1997. Manovratori Berisha e mbrojti me imunitetin e krreut të opozitë Luushin e oborrit të vetë me qëllim që, mos të na bjer Lulushi në burg, Lulushi i sigurt belbëzon me përs përsëritjen e njëfjherë ka kamerat përpara, për këtë ka përgjegjësi ish qeveria e kualicionit.

  • Ky faqe b***a te filloje te beje ate per cka eshte
    votuar: te kujdeset per Tiranen qe eshte kthyer hale

    • Po te ishte votuar nga Populli i Tiranes ,,,nuk do ta kthente ne hale.Apo e keni harruar sokellimen e dr.mortjes me 2011-en,-“Ne kemi shembur muret e bllokimit”,,,,e kishte fjalen per shembjen e murit te votes se Popullit te Tiranes.
      Hale-basha eshte produkt i dr.dhjeramanit e si i tille mund te prodhoje vetem gjirize.
      Po te ishte per voten e njerezve,,,,,ky mut-muti duhej te ishte tek shtate penxheret.

      • Lora po hale-basha kryebashkiak u be fale korporates se gjin gjonit e Co fillo nga tom ndreca-sashenka jonuzi-etj upppsss harrova narko-alkolistin arben ristani-burgaxhiu,mediokri basha po tia mbante culo roto ricandidonte por e dine fort mire se car m…i e ka kthyer TIRONEN tamon si bangladesh…

  • se sa keq kane qeverisur ata dhe cfare kane bere ata e trgojne vetem denimet dhe cuarja e tyre para gjyqit……ne rastese nuk ndodh kjo atehere asgje nga keto perrallat me germadha dhe keqqeverisje nuk paskesh qene e vertete…..te vene drejtesi mos te bejne fjale ne ajer

  • Nga anet tona thone se molla e kuqe e madhe e mire goditet me shkop, e pra Lul Basha eshte nje molle e tille, se po te ishte e krimbur askush nuk do merej me te. Te gjithe komentuesit po e qellojne se mendojne se eshte vertet njeri me vlera te cilat publiku po ja njeh fale dhe shenjestrimit qe i behet nga militante medioker e te pashprese. Prballe ketij gjigandi te fjales, mendimitt dhe inteligjences trembet kundershtari prandaj dhe jane vendosur ne kor kunder tij. Vazhdoni se me shume po ja ritni vleren sidomos kur botohet ne gazeta te tilla si kjo e juaja.

  • Që të ecë ky vendi ynë i dashur përpara duhet të kritikohen ditë për ditë ata që nuk janë në pushtet.Sa për këta që janë në pushtet, veç të shkojnë mirë me njeri tjetrin Edi Rama me Ilir Metën, o vëllaçko, se barë hamë e nuk dorëzohemi.

  • Te lumte o komentes I revoltuar!
    Nuk kam asnje pike a presje qe mund t’i shtoj shkrimit dhe argumentave tuaja!
    Ndersa per ju,Tim,nje qortim Shoqeror kam!
    Mos beni presione per shkrime gazetes “Dita”.
    Nese nuk ju pelqen,mos e blini!
    Merrni gazeten 55 te Balliut!
    Eshte nje fjale popullore”Ilaci eshte I hedhur por te ben mire!”
    Lexoni dhe sipas deshires tuaj mos I pranonte,une ju keshilloj te beni ne ballafaqim me ato
    Qe shkruhen!
    Mos u bej fanatik!
    Nuk di statusin tuaj,por pa mendo njehere ,cili nga deputetet,pale Basha,nje fundjave ka shkuar
    tek elektorati tij per te derguar ne nje familje ne nevoje pakez para,p.sh.50 mije leke te vjetra ushqime?
    Perse nuk e bejne kete jashte zgjedhjeve,mbasi gjate fushates I kemi pare hipokritet me fytyren e Uriah Hipit!
    Zoti I denofte sepse po majmen ,po vishen luks,po lyejne floket,po marrin berber personal
    Etj.etj.me leket qe u kemi dhene ne mundesi te fitojne,duke u dhene votat !
    Zgjohuni o njerez,kuptoni keto e shikoni,a a vlen valle te debatojme per te a Berishen?
    I nderuar Tim!
    Nuk kam asgje personale me ju,nuk ju imponoj te respektoni ate qe nuk doni,pr ju lutem as ju
    mos impononi ne menyre indirekte duke kaluar dhe ne presion ndaj njerezve qe mendojne ndryshe nga ju!
    Ne sistemin demokratik,secili jep mendimin e tij!
    Nuk di nese keni lexuar poezine e Ali Asllanit me titull”Maskarenjte”.
    Hyni ne YouTube dhe lexojeni.
    Kalofshi mire!

  • Në fjalimin e rradhës para grupit parlamentar demokrat, me aspak ndryshim nga çdo fjalim tjetër i natyrës denoncuese ndaj qeverisë, edhe atëherë kur qeveria ishte fare në shpërgënj (kujtojmë që akuzat si qeveri e dështimit, startuan e vijuan nga Berisha përgjatë tre muajve që ky i fundit ende qeveriste për arsye kushtetuese!!!), dalloi një frazë, sipas së cilës, kjo qeveri më shumë po zhbënte se sa po bënte. Dhe kjo është krejtësisht e vërtetë, por jo ashtu siç është frymëzuar Basha ta thotë. Në jo pak analiza për atë se ç`sfida do e prisnin qeverinë Rama, bërë para dhe gjatë fushatës elektorale, evidentohej dhe fakti se vetëm për ta zhbërë të keqen e keqqeverisjes, e jo vetëm të Berishës në 8 vite, nuk do mjaftonte një mandat i vetëm.

    Kur ke një grumull gërmadhash, nuk mund të ndërtosh pa pastruar më parë masën gjigante të rrënimit. Dhe Shqipëria, në stadin ku është, përbën një rast sui generis, kun ë asnjë drejtim, në asnjë fushë, në asnjë sektor, nuk gjen mundësi për vazhdimësi të diçkaje, që e ka nisur për mirë një qeverisje dhe e vijon tjetra. Pra, nuk jemi në ato variante që një rrobaqepës ka nisur të qep një kostum për dikë, por e ka pënë përgjysëm punën për arsye shëndeti; e puna vijon nga një koleg i tij, duke e çuar deri në fund kostumin.

    Këtu është e kundërta: ai kostum që i është qepur deri më sot këtij vendi, është një paçavure që e ka shëmtuar aq keq sa e kanë katandisur si një dordolec që tremb çdokënd. Ky kostum duhet shqyer i tëri, pasi me të është punuar si nga ndonjë i dehur që ka ngatërruar keq masat, penjtë e format trupore; thënë me gjuhën e Bashës, duhet zhbërë për t`ia nisur një qepje nga fillimi, për ta dhëndëruar siç duhet veshësin e saj.

  • Po qe eshte ngref te behet kryeminister nje dite. Qerroheni nga politika nje ore e me pare kete te paafte dhe kriminel. Njeri I kulisave dhe Jo I punes. Vetem kopjon sa Edi Ramen, sa berishen. Si nuk ka nje mendim te vetin. Shume I peshtire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *