Fli-o bir i vogël,
fli se të kam xhan,
rritu-edhe bëhu,
një politikan!
Rritu edhe bëhu,
për nënë e baba,
se politikanët,
bëjnë shumë para!
Rritu bir i nënës,
rritu sa më parë,
se të do Atdheu,
dhe pakëz kusar!
Rritu-bir i nënës,
të kam me kimet,
që t’i kesh të tëra,
bëhu deputet!
Nuk ka rëndësi,
i kuq-apo blu,
se bën prokopi,
dhe po të jesh hu!
Dhe po të jesh hu,
shokëve u’a kalon,
se huri dy herë,
gjërat s’i mendon!
Se me politikë,
të shkon jeta mirë,
dhe sikur të jesh,
pakëz qelbësirë!
Rritu edhe bëhu,
për popull një shpresë,
edhe po të jesh,
pakëz i pabesë!
Pakëz i pabesë,
pakëz maskara,
nëse do jesh ndryshe,
nuk bën dot para!
Rritu bir i nënës,
për ty zotin lus,
mirë është që të bëhesh,
dhe pakëz mashtrus!
Fli sa je i vogël,
se nesër s’ka gjumë,
nëse do mashtrosh,
të besojnë më shumë!
Rritu bir i nënës,
bëhu një i zgjedhur,
se këtu gjithmonë,
do ketë për të vjedhur!
Nuk të duhet nderi,
si burrat e hershëm,
se do vuash shumë,
po të jesh i ndershëm!
Bëhu deputet,
dhe nuk ke pse vuan,
sa më i lig të jesh,
më shumë do të duan!
Cfarë ke ndënë vete,
me havan t’i grish,
atyre më sipër,
bythën t’u’a lëpish!
Lëpi pa pushim,
mundi kot s’të shkon,
se me bythëlëpirje,
kariera fillon!
Asnjë ëndërr-bir,
nuk të bëhet pluhur,
nëse do lëpish,
në bythën e duhur!
Kjo si për fillim,
biri im-flori,
pastaj do vijë koha,
të ta lëpijnë ty!
Edhe kur të bëhesh,
tamam një i pasur,
për t’u engledisur,
zur dhe një të dashur!.
Mba një -po tamam,
dhe jo dy e tri,
s’i bën dot derman,
asaj në shtëpi!
Rritu-bir i nënës,
mezi të pret vëndi,
o politikan,
ose qën bir qëni!
Rritu dita-ditës,
që të shohësh mirë,
bëhu-bir i nënës,
pis e qelbësirë!

SHUME TE GODITURA KETO VARGJE POR GJYNAH QE BIEN NE VESH TE SHURDHER.POR QE TE BËESH I TILL DUHET TE NJOHESH ME SIGURI NANON OSE BERISHEN.
Faleminderit Arben Duka!
Faleminderit edhe ty o Loni që e falendron Arbenin…
Ky eshte realiteti shqiptar.Prinder qe ju kerkojne femijeve te behen kriminele qe te bejne para, pasi vetem keshtu behesh politikan. Popull pa ndergjegje eshte mesuar vetem me dajak.
Respekte pa kufi z.ARBEN DUKA..Ju falenderojme per vargjet e bukura.Besoj se edhe ne te ardhmen do te kete me te bukura pasi prodhimi i efektit “sere”ne politike eshte i madh.
Arben mos i nda
Deputetin nga qeni
Dhe politikanin
Nga kokra legenit
Qeneria shume
Anetare mund te kete
Por jo qe te gjithe
zgjidhene per mbrete
Ka teste shume
Per te kaluar
Por kryesori
Eshte me i shquar
Shqiptaret t’i shtypesh
Faren t’iu shuash
Shqiperise se tyre
Kockat t’ia bluash !
Atehere je
Nje bir bushtre vertete
Me shoke ambasadore
Krekosur si mbrete
Dhe me qofsh o bir
I afte per kapister
Nje dite do te gdhihesh
Hero,kryeminister
bukur i thote po valle kujt ja thote do te dije haleja nga pordhet
Tamam, edhe kjo ishte pordha e rradhes. Bejtexhiu Arben Zyko Kamberi po na tregon drejtimin e duhur me nga nje pordhe cdo dite.
Oh cme ke gajasur fare. Vazhdo tall bythen me keta legena politikane. Tua cjerrim maskat fare sic po tallen ata me popullin e varfer. Sa me shume barcaleta me politikane, lerini menjane policet.
Z.ARBEN,ju lumt.Shkruan mire por per kë.A i lexon Saliu,Luli,Bode,Ruli,Muli,Strazo,Halua,Jozi….e ko?-Edhe ne i lexojne ata tallen me popullin qe i voton,kuptohet se…jane ne listen e partise ndonse jane QENBIRQENI…!
me siguri I lexojne, bile edhe Rama tahiri, meta, braho etj etj
respekte per ARBENIN per vargjet e poezise por mendoj se po ofendon qente te cilet historikisht jane me besnike se humanet.
Te lumt Dora (bravo)
Po Kaci i Zi, sa bythe ka lepire ?!
bythe lepire
bythe pa lepire
ne nje kazan zjejne
te tere keta qelbesire
qener ndyresira
qener rrugac
qe nuk degjojne
vecse me kerbac
po si mund ti lesh
te lehin verdalle
qener te tille duhen vrare
plumbat tua numerosh
mu ne balle
edhe aq dhe e kane pak
se eshte nje qeveri shkerdhat
po si more u katandisem keshtu
qeverine e drejton nje hu
po kaq te humbur jemi ne shqipetaret
qe te na drejtojne druvaret
gjithe kodoshet
gjithe rrufjanet
gjithe llumi i kazanit
rritu bir i nenes
mezi te pret vendi
o politikan
ose qen bir qeni
avash avash
do e kuptosh
qe te ngjisesh shkallet
duhet te jesh kodosh
shiko babin
jam rehatuar
se i marr gjerat
shtruar shtruar
nje gje duhet te kuptosh
ne kete jete
paraja e hedh shurren
perpjete
mallkuar qofsh
ore shkerdhate
po u bere si
yt ate
po ske shanse
te behesh i mire
se te edukon
nje qelbesire
Meteh: Poeta nuk ka bere dallime te majt e te djathte,ju vetem per te djathtit lehni. Lehni per te dy krahet se si me nda nje mute ne dysh jane.
EDHE NEKRASOVI POET RUS KA SHKRUAR NJE NINULLE PAK A SHUME TE TILLE
na shkrive buzeqeshjen.
duhet hedhur si trakt ose me megafon anemban ne cdo skaj dhe skut te vendit ta degjojne te gjith i bardh e i zi i kuq roz apo blu eshte momenti qe duhet te zgjohemi se qenit po i vjen ngordhja ka perrmjer aty ku sduhet.
Shume,shume e bukur.Jam i sigurt qe ne te ardhmen do nxjerre edhe me te bukura.Te lumte pena poet i dashur.Kohe te veshtira,nxjerrin njerez te medhenj,sic jeni ju poet i shtrenjte,poet i arte.